Vazhdojnë protestat kundër Ligjit për shtetësinë në Indi

Në mbarë Indinë janë duke vazhduar protestat kundër Ligjit për shtetësinë, i cili u ndryshua për t’i hapur rrugë marrjes së shtetësisë gjashtë pakicave fetare që vijnë nga vendet fqinje duke i përjashtuar muslimanët.

Sipas lajmeve në mediat indiane, dhuna e ashpër e policisë dje ndaj protestës së studentëve të Universitetit Jamia Millia Islamia (JMI) në kryeqytetin e vendit, New Delhi dhe Universitetin Musliman Aligarh në shtetin Uttar Pradesh që shkaktoi plagosjen e shumë studentëve, protestohet nga studentët në shtetet e ndryshme të Indisë.

Pranë Drejtorisë së Policisë në New Delhi, ndodhen qindra protestues në mesin e të cilëve edhe studentë nga universitetet Jawaharlal Nehru dhe JMI.

Universiteti Musliman Aligarh në Uttar Pradesh njoftoi se të gjithë studentët do të dërgohen në shtëpitë e tyre pas intervenimit të ashpër dhe hyrjes së policisë mbrëmë në kampus.

Qindra studentë në Universitetin Nadwa në qytetin Lucknow u takuan në kampus për të protestuar ndaj veprimeve të policisë si dhe ndryshimet në ligjin në fjalë. Policia nuk lejoi studentët që të dalin nga kampusi, ndërsa studentët hodhën gurë në drejtim të policisë.

Ndërkohë edhe studentët e Universitetit Banaras Hindu në qytetin Varanasi dhe Universitti Mevlana Azad Urdu në Hyderabad protestuan gjatë gjithë natës kundër ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë dhe dhunën e policisë.

Studentët e Institutit të Teknologjisë së Indisë (IIT), Instituti i Shkencave Sociale Tata dhe Universitetit të Mumbai në qytetin e Mumbait thanë se solidarizohen me studentët e Jamia Millia Islamia kundër dhunës së policisë dhe se për këtë shkak do të bojkotojnë ligjëratat.

Po ashtu edhe studentë të universiteteve tjera në mbarë vendin iu bashkangjitën protestave kundër dhunës së policisë si dhe ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë.

Kufizime në internet

Kryeministrja e Bengalit Perëndimor, Mamata Banerjee, në kryeqytetin e këtij shteti Kolkata bëri thirrje për protesta. Në katër rajone të shtetit u pezullua qasja në shërbimin e internetit.

Kufizimet në internet janë zgjatur për 24 orë në 10 rajone të shtetit Assam në verilindje të vendit, ndërsa edhe në Aligarh, Meerut dhe Saharanpur të Uttar Pradesh është kufizuar interneti.

Pretendohet se policia e dogji autobusin në kryeqytet

Në disa video që janë publikuar në rrjetet sociale mund të shihet se policia e New Delhit është dike derdhur substancë të lëngshme brenda një autobusi të dëmtuar. Pas kësaj pamjeje shumë përdorues të rrjeteve sociale komentuan se policia i ka vënë flakën autobusit dhe se fajëson protestuesit.

Nga ana tjetër Policia e New Delhit i hodhi poshtë këto pretendime.

Dje policia në Universitetin JMI hyri pa kërkuar leje duke intervenuar ndaj studentëve dhe punonjësve me gaz lotsjellës dhe plumba të vërtetë.

Ahmed Khan, një zyrtar i universitetit, përmes Twitterit njoftoi se policia me forcë ka hyrë në universitet, ka thyer dritaret e ndërtesës dhe ka sulmuar studentët dhe personelin.

Muslimanët nuk përfshihen në ligj

Protestat në vend organizohen për të kundërshtuar ligjin i cili mundëson dhënien e shtetësisë për migrantët jomuslimanë që kanë hyrë në vend para 31 dhjetorit të vitit 2014, ndërsa muslimanët nuk përfshihen në këtë ligj.

Ligji i miratuar paarsheh që budistët, sikhët, jainët, parsit, hindut dhe të krishterët të cilët kanë ikur nga presionet fetare veçanërisht nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, të mund të marrin shtetësinë në rast se tregojnë letërnjoftimet e tyre dhe dëshmojnë se jetojnë në Indi më gjatë se 6 vite ndërsa muslimanët janë përjashtuar nga ky ligj.

India është vendi i dytë me popullsinë më të madhe muslimane në botë. Mendohet se ligji do të shndërrojë 200 milionë muslimanë, qytetarë të klasës së dytë dhe një hap për t’i lënë ato pa shtet. Gjithashtu ligji kritikohet se me anë të tij do të deportohen mislimanët ose do të burgosen.

Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), më 13 dhjetor tha se ndjejnë shqetësim se Ligji për shtetësinë në thelb është diskriminues./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne