Vdekja e 27 vjeçarit në komisariatin e Korçës, familjarët: Na e vrau shteti!

27 vjeçari që u gjet i pajetë në ambientet e paraburgimit në Korçë ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë. Familjarët e viktimës, baba i dy fëmijëve janë grumbulluar para komisariatit dhe kanë akuzuar policinë për vrasjen e tij.

Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.  “Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë” kanë thënë familjarët për gazetarët. Në videon më poshtë duken familjarët e Enea Ftoit që qajnë para komisaritit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne