Shqiperia

Veliaj zyrtarizon “pazarin”, Teatër dhe Kullë

Erion Veliaj zyrtarizoi atë që përflitej prej kohësh se shembja e Teatrit Kombëtar lidhet me ndërtimin e një godine shumëkatëshe ngjitur me ndërtesën e teatrit. Pa u bazuar në të dhëna apo studime zyrtare, kryetari i bashkisë solli si argument për shembjen e godinës ekzistuese amortizimin e saj dhe efektet e azbestit në shëndetin e artistëve.  “Kaplloqja ma thotë se një ndërtesë me lagështirë është e dëmshme për shëndetin”- theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë pranoi më pas se është protokolluar një ofertë nga biznesi e cila do të studiohet. Sipas tij, vlera mund të shkojë 30 milionë euro dhe do të ndërtohet me një skemë të ngjashme me stadiumin kombëtar, pra partneritet shtet-privat.

“Buxheti i shtetit tonë nuk i ka 30 milionë euro për ta ndërtuar teatrin, ndaj kemi bërë këtë kompromis. Ne kemi ofruar pronat për t’i dhuruar qytetit një teatër. Nëse e lejon ligji, mund të ketë hotele me 5 yje, mund të ketë zyra bashkia që Tirana ka nevojë”-deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku shtoi më tej se çëshjen e Teatrit e kishtë porosi nga kryeministri që ditën e parë që mori detyrën si kryebashkiak.

OPINIONE

INTERVISTA