Shqiperia

Vendimi i Holandës, Berisha: Rama iu dha shqiptarëve drogën dhe po iu kthen vizat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot, pas lajmi se institucionet holandeze si policia dhe prokuroria kanë kërkuar vendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Berisha thotë se kjo kërkesë është dëshmi e shkatërrimit të të gjitha standardeve nga ana e shtetit të drejtuar nga Edi Rama.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se një vend i BE, Holanda, agjencitë e saj ligjzëbatuese kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët, pra arritjen më të madhe të lirive të tyre. Dua të shtoj këtu se Holanda ka qenë ndër vendet më të para që mbështeti heqjen e vizave për ne.

Kjo kërkese nuk vjen e papritur, por e paralajmëruar disa herë pasi Shqipëria e Noriegës ka shkatërruar çdo standard të arritur nga vendi 7 vite më parë, për të cilat u hoqën vizat.

Kështu, ndër të tjera nga vetëm 430 shqiptarë që kërkuan azil politik në Gjermani në vitet 2011-2012 të marra së bashku, kjo shifër u rrit në mbi 80 mijë vetë në vitet 2015-2016. Kurse në mbare BE kjo shifër arrin në mbi 100 mijë azilkërkues.

Shqiptarët në kërkesat për azil politik herë herë dolën të parët duke lënë mbrapa edhe sirianët. Dy muaj më parë u thirr në Paris ministri i Jashtëm, Bushati, por jo nga ministri i Jashtëm, por nga ministri i Brendshëm. Mediat gjerësisht thanë se kjo thirrje ishte një ultimatum për vizat dhe se policë francezë u vendosën në pikat kufitare të vendit për të kontrolluar fluksin e njerëzve që largohen nga Shqipëria.

Kështu që mund të thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama iu dha shqiptareve drogën dhe po iu kthen vizat duke ndëshkuar kështu miliona shqiptarë! 

OPINIONE