Bota

Venezuela, Maduro: Jam i gatshëm të negocioj me opozitën

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro fajësoi Presidentin amerikan Donald Trump për çdo akt dhune në vendin e tij. Komentet e tij pasuan njoftimin e Shtetet e Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj kompanisë shtetërore të naftës të Venezuelës (PDVSA). Sanksionet ngrijnë çdo pronë që kompania ka në Shtetet e Bashkuara duke ndaluar çdo firmë e qytetar amerikan të bëjë biznes me të.

Nicolas Maduro kritikoi ashpër Trumpin gjatë një fjalimi të transmetuar të hënën në mbrëmje. Ai e akuzuoi atë se përpiqet të ndryshojë regjimin në Venezuelë duke i bërë presion atij për t’i dorëzuar pushtetin opozitës së mbështetur nga amerikanët.

“Jam gati që në Venezuelë ose në Trinidad Tobago, apo kudo që të jetë të filloj një raund bisedimesh, dialogu e negociatash me opozitën venezueliane kudo, kurdo dhe si të duan ata”- tha Nicolas Maduro, president i Venezuelës

Në klimën e një krize politike në vend, SHBA rritën presionin të hënën duke goditur kompaninë shtetërore të naftës, ky qeveria e Venezuelës mbështetet për të mbijetuar.

“Do të njoftojmë sanksione kundër kompanisë së naftës së Venezuelës, monopolit shtetëror të naftës. Ne po vazhdojmë të ekspozojmë korrupsionin e Maduros dhe miqve të tij. Veprimi i sotëm është garancia që ata të mos grabisin më pasuritë e popullit të Venezuelës”- tha John Bolton, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare.

Javën e kaluar Nicolas Maduro njoftoi se do t’u jepte fund marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara në përgjigje të njoftimit të Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara do të njihnin zyrtarisht Presidentin e Asamblesë Kombëtare Juan Guaido si udhëheqësin e përkohshëm të Venezuelës.

Bolton u bëri thirrje forcave ushtarake dhe të sigurisë të Venezuelës të pranojnë transferimin paqësor, demokratik dhe kushtetues të pushtetit tek presidenti i përkohshëm. Ndërkohë Juan Guaido po përgatit një plan të dhunshëm të transferimit të pushtetit.

OPINIONE

INTERVISTA