Venezuela shpall “persona non grata” ambasadorin e Brazilit dhe përfaqësuesin e Kanadasë

Venezuela shpalli “persona non grata” ambasadorin e Brazilit, Ruy Pereira dhe të ngarkuarin me punë të Kanadasë, Craib Kowalik, njoftoi presidentja e Asamblesë Kombëtare Kushtetuese, Delcy Rodriguez.

Në kuadër të kompetencave të Asamblesë Kushtetuese, ne kemi vendosur të shpallim “persona non grata” ambasadorin e Brazilit deri në rivendosjen e urdhrit kushtetues që qeveria në vendin fqinj e ka shkelur”, deklaroi Rodriguez duke iu referuar Presidentit brazilian, Michel Temer.

Ky i fundit ka marrë pushtetin një vit e gjysmë më parë, pas shkarkimit të kundërshtuar të Dilma Rousseff, në mandatin e së cilës ka qenë zv/president.

Qeveria braziliane ka reaguar menjëherë duke dënuar karakterin autoritar të administratës së Nicolas Maduro dhe mungesën e aftësisë për çdolloj dialogu.

Ajo njoftoi gjithashtu se do të aplikonte masa reciproke.

Për sa i takon përfaqësuesit të Kanadasë, presidentja e Asamblesë Kushtetuese e akuzoi atë për ndërhyrje të përhershme, këmbëngulëse, të ashpër dhe vulgare në çështjet e brendshme të Venezuelës.

Kanadaja ka rritur tonin kundër regjimit të Presidentit Nicolas Maduro për të inkurajuar dialogun me opozitën.

Qeveria kanadeze vendosi të premten ngrirjen e të ardhurave në Kanada dhe ndalimin në territor të 52 zyrtarëve venezuelas, rusë dhe sudanezojugorë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne