Veprimet e pamatura kundrejt Iranit, vorbulla që John Bolton krijoi për Britaninë

Ditët dhe javët e fundit njëkohësisht me provokimet dhe veprimet armiqësore të Amerikës, Londra ka ndërmarrë disa vendime të pamatura kundër Republikës Islamike të Iranit.

Forcat detare të Anglisë më 4 korrik, konfiskuan një anije iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit me pretendimin se kjo anije nuk ka respektuar sanksionet e BE kundër Sirisë dhe ditën e premte ka rinovuar afatin e konfiskimit të saj. Këtë veprim Irani e ka quajtur pirateri detare. Është e qartë se burimi dhe pikënisja e ngjarjes janë ata persona që në shtëpinë e bardhë vazhdimisht mundohen ta inkurajojnë Donald Trump që të shtojë veprimet e tij tensionuese në rajon dhe nga ana e tjetër mundohen të inkurajojnë vendet e tjera kryesisht ato evropiane që t’i kundërvihen Iranit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter  ka thënë: John Bolton këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë helmin e tij e ka kthyer nga Anglia dhe mundohet ta fusë këtë vend në një vorbull. Gazeta angleze Guardian në një raport të saj shkruan se John Bolton këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka inkurajuar qeverinë angleze që të konfiskojë anijen iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit. Ky është vazhdim i serialit të dyshimtë të shpërthimeve që u janë bërë disa anijeve me naftë në rajon dhe që më pas vazhdoi me konfiskimin e anijes iraniane me naftë në Gjibraltar dhe pas kësaj me kalimin e jashtëligjshëm të një anije angleze në ngushticën e Hormuzit. Të tilla veprime tregojnë se të huajt po mundohen të destabilizojnë rajonin e gjirit Persik. Në vazhdën e këtij skenari të dyshimtë, disa media të huaja duke ekzagjeruar pretendimet e Donald Trump mbi rrëzimin e një droni iranian nga anija Boxer e Amerikës, kanë ngritur disa polemika. Mirëpo këto polemika janë hedhur poshtë pas publikimit të pamjeve filmike nga ana e Iranit, i cili me dron ka survejuar anijen ushtarake amerikane Boxer dhe më pas droni iranian është ktheyr pa asnjë dëmtim në bazën e tij. Edhe pse me të tilla pretendime amerikanët janë munduar të justifikohen për rrëzimin e dronit amerikan Global Hawk në gjirin Persik, dron që u rrëzua nga forcat iraniane, mirëpo publikimi i pamjeve filmike i ka hedhur poshtë pretendimet e tyre. Ndërkohë ditën e premte forcat e gardës revolucionare në kuadër të përgjegjësisë për ruajtjen e sigurisë në ngushticën e Hormuzit kanë konfiskuar anijen angleze Stena Imepro për shkak se ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare të lundrimit, ka pasur një aksident detar, ka fikur sistemin e identifikimit dhe ka derdhur mbetjet naftore në det. Ashtu sic ka thënë ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Zarif në një mesazh të tij në Twitter, përkundër piraterisë detare në ngushticën e Gjibraltarit, veprimi i Iranit në Gjirin Persik ishte për zbatimin e dispozitave ndërkombëtare të lundrimit detar. Ashtu siç e kam thënë edhe në Nju Jork, është Irani ai që garanton sigurinë e ngushticës së Hormuzit dhe të Gjirit Persik. Anglia duhet t’i japë fund bashkëpunimit të saj në terrorizmin ekonomik të Amerikës, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne