Bota

‘Veproi drejt’: Dokumenti i CIA-s thotë se Haspel i shkatërroi me të drejtë filmimet e torturave

Agjencia Qendrore e Inteligjencës ka deklasifikuar një shkresë të rëndësishme në lidhje me të dhënat e Gina Haspelit për fshehjen e përdorimit të teknikave të torturës kundër të dyshuarve për terrorizëm në mesin e viteve 2000.

Haspelit, kandidates së Trumpit për drejtimin e CIA-s, i erdhi të premten një mbështetje për nominim pasi agjensia lëshoi ​​një shqyrtim të klasifikuar të mëparshëm të datës 20 dhjetor 2011, ku justifikonte punën e saj si shefe e stafit nën drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Fshehtë Jose Rodriguez.

Dokumenti i shkruar nga zëvendës-drejtori i CIA-s, Michael Morell, konfirmon se Haspel kishte hartuar skemën që urdhëronte shkatërrimin e mbi 90 kasetave të marrjeve në pyetje, por tha se ajo e kishte bërë këtë me urdhër nga Rodriguez.

“Unë nuk kam gjetur ndonjë gabim në punën e znj. Haspel. Kam konstatuar se ajo ka vepruar në mënyrën e duhur në rolin e saj si shefe i shtabit të z. Rodriguez, duke përfshirë përpjekjet e saj për të lehtësuar zgjidhjen e çështjes si dhe në hartimin e skemës së saj që autorizonte shkatërrimin e filmimeve”, thuhet në shkresën zyrtare.

Morelli tha se Rodriguezit do ti jepej një letër qortuese e cila do të “mbetej në dosjen zyrtare të personelit për dy vjet”. Asnjë sanksion nuk do të zbatohej kundër oficeres, pasi vendimi për shkatërrimin e kasetave “nuk ishte i motivuar nga ndonjë përfitim apo interes personal , por nga ajo që besonte se ishte interesi më i mirë i CIA-s dhe oficerëve të saj”. Sipas shkreses zyrtare, këtu përfshiheshin edhe shqetësimet mbi sigurinë personale të hetuesve dhe “qëndrimet e brendshme dhe të huaja” të agjencisë në rast se kasetat do të rridhnin një ditë.

Haspel kishte hartuar një plan që urdhëronte shkatërrimin e filmimeve që dokumentonin torturimin e të dyshuarve për terrorizëm në një kompleks burgu në Tajlandë, i njohur si “Syri i maces”. Atje, njëri nga të dyshuarit e al-Kaidën, Abu Zubaydah, iu nënshtrua tortuarës waterboarding 83 herë. I dyshuar tjetër Abd al-Rahim al-Nashiri i akuzuar për përfshirje në sumin kundër luftanijes amerikane USS Cole, u torturua me metodën waterboarding tre herë.

Ligjbërësit në Komisionin e Inteligjencës të Senatit ngritën shqetësime lidhur me emërimin e Haspelit në postin e drejtorit të CIA-s. Shqetësimet e tyre lidheshin me rolin e saj në shkatërrimin e filmimeve. Disa anëtarë të komisionit e kanë shtyrë CIA-n që të deklasifikojë të dhënat lidhur me rolin e Haspelit në agjenci.

Disa senatorë thanë se do të vazhdonin të kundërshtonin emërimin e Haspelit. Republikani i Kentakit, Rand Paul tha se për hir të të drejtave të njeriut do të bënte çdo gjë për të ndaluar përzgjedhjen e saj. Demokrati i Oregonit Ron Wyden e quajti raportin e deklasifikuar të së premtes “shumë të paplotë” dhe tha se ai “ngriti shumë më tepër pyetje rreth znj. Haspel se sa përgjigje”.

Seanca e konfirmimit të Haspelit para Komisionit të Inteligjencës së Senatit është caktuar në datën 9 maj./sputnik/Gazeta Impakt