Vetëm 2 orë ujë në ditë, fshati Sheqeras prej 30 vitesh me të njëjtin problem

Fshati Sheqeras në Korçë ka vetëm dy orë ujë në ditë. Kjo problematikë vazhdon prej 30 vitesh. Në një lidhje me “Shqipëria Sot”, gazetari Roland Beqiraj raportoi se 300 familje kanë këtë problem.

Megjithatë, sipas tij, problematika nuk është vetëm furnizimi me ujë të pijshëm, problemi është që ky ujë është i pakonsumueshëm për t’u pirë.

“Sheqeras është një ndër fshatrat më të mëdhenj në qarkun e Korçës. Nga 600 familje, tani kanë mbetur vetëm 300 prej tyre, por furnizimi me ujë të pijshmë ka qene gjithmonë problematik. Tashmë ka mbetur vetëm ky fshat, pasi në disa fshatra është zgjidhur problemi i ujit të pijshëm. Por problematika nuk është vetëm furnizimi me ujë të pijshëm, problemi është që ky ujë është i pakonsumueshëm për t’u pirë. Edhe këtë ujë 2 orë në ditë që e përdorin, e përdorin vetëm për higjenë. Banorët shkojnë në fshatrat fqinj të mbushin ujë për t’u konsumuar për pije”, u shpreh Beqiraj./abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne