Vetingu në Burgje: 130 policë burgjesh me precedentë penalë

Së paku 130 efektivë të policisë së Burgjeve rezultojnë me precedentë penalë.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer inspektimin dhe nga verifikimet ka rezultuar kjo shifër bëjnë të ditur burime nga ministria e Drejtësisë.

Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.

“Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie

Ministria e Drejtësisë ndërmori procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne