Vettingu/ Konfirmohet në detyrë kandidatja për SPAK, Doloreza Musabelliu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, e cila është njëherësh dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, u përball të hënën me procesin e rivlerësimit për të tri kriteret, atë pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Alma Faskaj kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Mia Roessingh.

Musabelliu ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne