Shqiperia

Vettingu ‘kryqëzon’ Xhezair Zaganjorin, KPK: Shmangu tatimet, gënjeu për pronat

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori i nënshtrohet procesit të Vettingut përpara trupës së komisionerëve Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Kreu i Gjykatës së Lartë rezulton sipas KPK-së se nuk ka burime të justifikuara pasurie. Ai ka shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, duke gënjyer për vlerën e pronave.

Deklaratat e Zaganjorit për pasuritë janë kontradiktore, pasi vlera e pronës së regjistruar në hipotekë, nuk korrespondon me atë reale, shkruan shqiptarja.com. Zaganjori bëhet me dije se ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Xhezair Zaganjori ishte vetë i pranishëm përpara trupës së KPK.

Pasuria e Xhezair Zaganjorit/ Raporti i KPK:

Në deklaratën e Vettingut të dorëzuar në vitin 2017 ka thënë se zotëron apartament 293 m2 në Rrugën “Dedë Gjon Luli” me vlerë 5.8 mln lekë, ka si burim shitjen e një apartamenti. Dyqan me sipërfaqe 70 m2 me vlerë 1.4 mln lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë, bodrum me sipërfaqe 65 m2 me vlerë 800 mijë lekë, zyrë me sipërfaqe 15 m2, prona këto të gjitha në të njëjtën adresë.

Zotëron gjithashtu apartament me sipërfaqe 81 m2 në zonën e plazhit në Durrësit, lagja nr.13, blerë në vitin 2006 me vlerë 32 mijë dollarë. Ka obligacione me vlerë 6.1 milionë lekë në bankë.

Llogari në Deutsche Bank në Germani në emër të djalit me mbi 11 mijë euro. Llogari rrjedhëse 382 mijë lekë. Llogari rrjedhëse 104 mijë lekë, depozitë bankare 6 milionë lekë në emër të gruas. Depozite 1400 euro. Depozite bankare 27 mijë e 49 lekë në emër të gruas. Llogari bankare në emër të gruas 799 lekë n emer te gruas.

Lidhur me apartamentin me sipërfaqe 293 m2, hipoteka ka sjellë kontratën se është blerë për 500 mijë lekë. Zaganjori e ka deklaruar 5.2 milionë lekë njëherë dhe më pas 7 mln lekë e me sipërfaqe 200 m2. Për këtë pronë ka të dhëna të pasakta. Zaganjori ka bërë deklarim të pasaktë, fiktiv, ka shmangie të detyrimeve në buxhetin e shtetit.

I kemi dhënë të drejtën të vërtetojë të kundërtën. Lidhur me sipërfaqen 70 m2 në deklaratën e Vettingut ka thënë se e ka blerë 1.4 milionë lekë, nga të ardhurat persona e të ardhura nga qiraja. Në 2003-shin është deklaruar bibliotekë, ndërsa në 2017 si dyqan. Por, tek noteri e ka shkruar sikur është blerë me 500 mijë lekë. Konstatohen deklarime kontradiktore dhe të pasakta. Zaganjori s’ka pasur burime as për shtëpinë dhe as për dyqanin. Xhezair Zaganjori pagoi në shtet detyrime sipas kontratës 500 mijë lekë, e jo sipas vlerës reale.  

Lidhur me bodrumin me sipërfaqe 65 m2 në të njëjtën adresë, Zaganjori në Vetting thotë bodrum me sipërfaqe 65 m2 blerë me 800 mijë lekë. Kjo e deklaruar dhe në 2003 si bodrum 70 m2 + zyrë me sipërfaqe 20 m2 blerë me vlerë 1.5 mln lekë. Por në hipotekë ka çuar kontratat me vlerë 500 mijë lekë. KPK vëren se ka të dhëna të pasakta dhe shmangie detyrimesh.

Lidhur me të ardhurat e krijuara para detyres rezulton se të ardhurat nga blerja e pasurive janë 3.4 mln lekë gjendje për të paguar apartamentin 1.8 mln lekë dhe 1.5 mln lekë të ardhura personale si dhe 16 mijë $ të ardhura nga qiraja e biblotekës. Sipas KPK, gjyqtari nuk provon burime të ligjshme nga subjekti.

OPINIONE