Ilir Meta ka qënë njeriu më i frustuar nga miratimi i reformës në Drejtësi dhe ligjit të Vettingut. Ky frustim dhe kjo frikë e ish kryetarit të LSI, aktualisht Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ardhur për shkak se gjithnjë Vettingun dhe Reformën në Drejtësi ai i ka parë si një “grackë” për të. Gjithnjë i ka parë si një skenar për arrestimin dhe burgosjen e tij. Në momentin kur Edi Rama në verën e vitit 2016 deklaronte se do të burgosen të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, Ilir Meta i cili të gjitha milionat i ka të përfituara nga abuzimi me pushtetin, krimin dhe trafiqet e të gjitha llojeve, mendoi se tashmë kishte ardhur momenti i fundit kur ai do të paguante për të gjitha këto dhe se e pret qelia e ftohtë e burgut. Me këtë mendim në kokë Meta kundërshtoi deri në frymën e fundit miratimin e ligjit të Vettingut, reformën në drejtësi dhe në bashkëpunim me Berishën përdori të gjitha marifetet e mundshme ligjore dhe joligjore për ta penguar kalimin e reformës në Drejtësi dhe të ligjeve të Vettingut. I ishte tiposur se këto ligje janë bërë enkas për ta futur atë në burg, atë dhe ortakun e tij Berisha. E pranoi një gjë të tillë dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, njëherësh dhe nënkryetar i LSI Petrit Vasili. E kanë pranuar dhe figura të tjera politike të LSI, por dhe analistët e shumtë pranë Metës dhe të paguar prej tij.
Ndaj Ilir Meta deklaroi një ditë para se të miratohej reforma në Drejtësi se: Kjo reformë nuk është vetëm çështje burgu. Dhe më vonë nëpër të gjitha intervistat e tij, deklaronte se “nuk pajtohej me kryeministrin Rama që në të gjitha rastet përmendte fjalën burg”. Ndërkohë që ligji i Vettingut është miratuar, janë ngritur pjesa më e madhe e komisioneve të Vettingut dhe është gati zbatimi i reformës në drejtësi, Ilir Meta tashmë po sheh me sytë e tij se si po zvarritet zbatimi i këtyre ligjeve dhe kësaj reformë, aq të kërkuar jo vetëm nga Edi Rama para se të miratohej dhe pas miratimit deri më 25 qershor por dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Këta të fundit po këmbëngulin ende, madje ambasadori amerikan Donald Lu shpërtheu kundër politikës, duke kërkuar me insistim futjen në burg të “peshqve të mëdhenj” dhe zbatimin e menjëhershëm të kësaj reforme. Ndoshta i pezmatuar dhe pse Rama, kryeministri që e kërkoi reformën, tashmë ka rënë në “batakun” e Berishës, Bashës dhe Metës për zvarritjen e ligjeve të rëndësishme të pastrimit të Drejtësisë dhe politikës shqiptare nga krimi, abuzimi me pushtetin dhe trafiqet. Meta po ngazëllen se si po zvarritet Vettingu dhe reforma në drejtësi, ndërkohë që e mendon sërish se ky ligj është bërë posaçërisht për dënimin e tij dhe të ortakut në politikë dhe pisllëqe, Sali Berisha. Mbetet për t’u parë nëse do ta kenë vullnetin partnerët ndërkombëtarë zbatimin e këtyre ligjeve dhe “plasjen” në burg të “peshqve të mëdhenj”, duke filluar nga Berisha, Meta, ish ministra dhe ministra aktualë?! Thjesht dhe vetëm për të arritur synimin për të cilin u bë ligji. Meta ka qënë dhe është koshient për këtë, pasi i ka bërë të gjitha shkeljet e mundshme dhe e sheh edhe vetë veten subjekt të zbatimit të Vettingut dhe reformës në drejtësi./Pamfleti.com