Shqiperia

Video-denoncimi/ Ja si vidhen biznesmenët nga inspektorët e “Rilindjes”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Berisha ka bërë publik mesazhin e një biznesmeni, i cili shprehet se inspektorët e hidrokarbureve, i janë paraqitur atij për ti kërkuar dokumentet dhe marrë naftë për të bërë analiza për cilësinë e karburantit që pika e tij tregton.

Por ai shprehet se përkundër asaj që duhet marrë, pra 3 shishe me naftë, ku dy i merr shteti për analiza dhe një e mban biznesi, këta inspektorë kanë kërkuar me ngulm 6 të tilla.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkoinspektoret e Edvinit dalin per grabitje!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e biznesmenit dixhital! sb

“Pershendetje doktorr berisha.une qe po te shkruaj jam xhaferr lami nje qytetar nga periferia e tiranes ne zonen e Peze-Helmesit dhe kam nje biznes timin nje pike karburanti me emer xhafoel qe shes gjithesej 100-150 litra nafte dhe jam taks paguesi i rregull ndaj shtetit doja te beja nje denoncim dje nga dreka me erdhen dy persona dhe mu paraqiten si inspektor te hidrokarbureve per kontroll me kerkuan dekumentacionet dhe ja tregova te gjitha dokumentat qe kisha .dhe me kerkuan nafte per analiza .dhe me thane qe do te marrim 6 pagure 1litroshe me nafte per analiza.nuk jam ne kundershit qe mos te mos merreshin naften per analiza .dhe per analiza meren 3 pagure 1 litroshe qe 1 nga keto pagure i lihet biznesi dhe dy i marrin per analiza dhe keto me kerkuan 6 pagure.dhe me filluan te duke me kerkuar 6 pagure nafte me zor.dhe aty i kundershtova duke i thene qe meren 3 pagure dhe jo 6 ato thane qe kerkohen 6 ne ate moment i kerkova autorizimin qe kishin ardhe me urdher ne biznesin tim.ne vend te me tregonin autorizimin me treguan kartonat qe kishin si inpektor.dhe i kerkova autorizimin dhe ipet per kontrodh bizneseve.dhe aty filluam te debatonin se nuk me tregon detabesin qe leshohet nga ky instuticion.pastaj nga qe une ngulia kembe per detabesin ato me nxorren nje flet formati ku ishin shenuar kot emrat e bizneseve ku nder ato ishte dhe emri i biznesit tim.dhe e verifikova me cerrifikaten e rregjistrimit te biznesit tim dhe nuk u perputhte me niptin tim dhe i thash qe nuk jam une me kete nr nipti qe keni ju ne detabesin tuaj. Dhe pastaj kur nuķ ja arriten qellimit qe te merrnin naften filluan te me ofendonit dhe duke ushtruar dhune ndaj meje duke me kapur fort nga krahu dhe duke me odenduar . Nga kundershtimi qe i bera tek nipti ato me ofenduan duke me thene ca mutin do be a e ke emerin ketu dhe une i thashe qe emri eshte por nuk eshte me niptin tim.pastaj ushtruan force duke me kapur nga bluzia dhe nga krahu.pastaj une fillova ti rregjitroja me ze nga celulari ne ate moment njeri nga keto ma mori celularin nga dora dhe nuk ma ipte celularin se e kuptuan qe po i rregjistroja.dhe pastaj ben sikur dolën nga instutucioni i tyre .dhe kur i thashe qe ju kam rregjitruar me ze me me kamerat dhe do tja coj kryeministrit kete video.ato filluan te me kerkonin falje dhe duke me thene qe mos ja co keyeministrik.dhe iken pastaj.ju lutem bejeni publike kete shqetesimin tim qe moa ta pesojne dhw te tjerer keshtu si mua.po ju dergoje dhe videon qe eshte mare nga nje kamer amatore. Dhe ta shikoj ky kryeminister si sillen punojsit e shtetit me bizneset.ju faliminderit doktor berisha.pacit jeten e gjate se vetem tek ju gjejme zgjidhje per denoncimet qe po behet bizneseve.tani po ju dergoj dhe videon.rrespekte doktor” .

OPINIONE

INTERVISTA