VIDEO/ Politikani italian infektohet me koronavirus: Nuk ka vend për panik, jam mirë

Nicola Zingaretti, guvernatori i rajonit të Lazios dhe sekretari i PD-së, në Itali, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Njoftimi e ka bërë vetë ai, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, të cilit i referohet edhe Ansa.

Në video që mund ta shihni edhe më poshtë ai sqaron: “Mjekët më thanë që jam pozitiv ndaj Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti!”

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne