VIDEO/ “Realiteti nuk është ai që thotë Rama”, Vokshi: Të lërë prapagandën, njerëzit po vuajnë për bukë

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi në facebook ndaj deklarimeve të kreut të qeverisë Edi Rama për situatën e koronavirusit dhe ndihmën ndaj qytetarëve që kanë nevojë.

“Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri”, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama.

Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës.

Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri.

Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit.

Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”. ????/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne