Shqiperia

VIDEO/ “Shko tek shpia, mos të hash gjobë kot”, Berisha publikon videon: Ja hakërrimi i Safet Gjicit ndaj pensionistit veteran

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku shihet kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici teksa bisedon me një të moshuar, i cili ka dalë nga shtëpia për të bërë pazar, edhe pse nuk lejohet në këtë kohë pandemie.

Berisha shkruan se bëhet fjalë për një ish-ushtarak. “Ja hakerrimi i derrit te kenaqur Gjici ndaj pensionistit veteran ish ushtarak. Degjojeni vet! Sb”, shkruan Berisha.

Kryetari i Bashkisë teksa i sugjeron të moshuarit që të shkojë në shtëpi, ky i fundit i ankohet se çmimet në tregje janë rritur shumë. Gjatë bisedës me të, Gjiçi tenton disa herë t’i përsërisë të moshuarit faktin se nuk mund të dalë nga banesa, ndërsa e paralajmëron atë edhe me gjobë.


Gjici: Kujdes, se koronavirusi është i rrezikshëm. Mba distancën. Se je burrë i vjetër ti.

I moshuari: Erdha në Pazar, por matrapazët i kanë rrit çmimet e s’po bën dot gjë hiç.
Gjici: S’po ble gjë..Po s’duhet me dalë pa maskë o baba.
I moshuari: Kanë ik kufijtë e kujdesit.
Gjici: Jo e ke gabim, duhet me ndenj në shtëpi

I moshuari: Tani ka ardhur mbijetesa
Gjici: Po duhet të tregohet kujdes, se është sëmundje më e rrezikshme
I moshuari: Ju mund të jeni më mirë, por të tjerët janë në hall
Gjici: A e kuptoni logjikën se duhet me ndjen në shtëpi
I moshuari: Më mirë vdekja se me u heq zvarrë
Gjici: Ca thu mo. E shef se ke vujt shumë në fakt. Dukesh shumë i dobët. Shko tek shpia babë. Ec te shtëpia. Hajde, mos të hash gjobë tani kot./BW