Video/ Shqipëri-Francë, tifozët nuk përmbahen, ovacione e thirrje “Rama ik”

Teksa në fushën e blertë po zhvillohej koreografia hapëse e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium”, në shkallët dhe tribunat e tij janë dëgjuar thirrje “Rama ik”


Kombëtarja e Shqipërisë po luan në këto momente kundër kombëtares franceze, ndërsa “Gjelat” kanë shënuar edhe golin e parë me Tolisso dhe në stadium për pak çaste ka pllakosur heshtja.

Tifozët e kanë shënjestruar shpeshherë  kryeministrin si “ters”, ndaj dhe me sa duket kanë kërkuar që ai të largohet. Kjo thirrje e tyre ngjasoi me tepër sikur të ishte një ‘tubim i opozitës; së bashkuar dhe jo një ndeshje futbolli.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së stadiumit së bashku me familjen.Ai theksoi se këtë ditë e ka pritur me vite të tëra, ndërsa shtoi se data e sotme do të gdhendet në histori për sportin shqiptar./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne