Video/ Vlonjati këshillë Ardi Veliut: Shko vizitohu, unë detit nuk i ndahem!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, gjatë një inspektimi në “bashkitë të gjelbërta” në jug të vendit, deklaroi se, qytetarëve të këtyre zonave dhe atyre të “kuqe”, ku ka pasur raste me koronavirus do t’u ndalohej që të frekuentonin detin.

Vlora, e cila ka pasur disa raste me Covid-19, nuk është përfshirë në listën e qyteteve të “gjebërta”, ku lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe makinave (nga ora 05:00-17:30) pa marrë autorizim në portalin qeveritar e-Albania.

Pikërisht, kjo thirrje e shefit të policisë nuk është pritur mirë nga disa qytetarë në Vlorë, të cilët shprehen se kura më e mirë që ata kanë është pikërisht uji i kripur i detit.

Mua nuk më zë govata e shtëpisë, atë mbase e zë, për mua govata ku lahem është deti. Nëse do e thoshte një njeri normal, do t’i thoshmn ik ore vizitohu, këtë duhet t’ia themi dhe atij, ik vizitohu mos e lër pas dore shëndetin.

Është ironi që t’i thuash dikujt vër maskën, në një kohë që pak kohë më parë thoshin që nuk duhej, është një budallallëk shumë i trashë. Unë detit nuk i ndahem, këta një gjë thonë në mëngjes, një tjetër thonë në darkë. Do bënin mirë që të gjithë të shkonin në det, se Vlora e ka vijën bregdetare mjaftueshëm të gjatë.

Edhe në ditët më të këqija të dimrit unë detit nuk i jam ndarë, as në ditët më të bukura të beharit. Unë deri më sot nuk njoh as grip, as rrugë, as  temperaturë, pikërisht nga kjo larja në det”, shprehet qytetari nga Vlora./ Fax News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne