Bota

Vizita e Erdoganit në Vatikan, shkakton protesta tek simpatizantët e terroristëve kurdë në Romë

Vizita e presidentit turk, Tayip Erdogan, në Vatikan nuk ka kaluar pa incidente.

Kundër kreut të shtetit turk, ishte organizuar një manifestim në kopshtet e kështjellës “Sant’Angelo”, me parulla ku shkruhej: “Shteti turk është vrasës”,  “Erdogan vrasës”, hiqi duart nga Kurdistani” si dhe: “Turqia është një autostradë për terroristët”.

Manifestimi u organizua nga rrjeti i Kurdistanit në Itali, përkrahës i terroristëve kurdë, ndërkaq që në përfundim të manifestimit një grup pjesëmarrësish u përpoqën të niseshin drejt sheshit Shën Pjetër, por nuk u lejuan nga policia.

Gjatë përplasjes mes palëve një prej protestuesve ka mbetur i plagosur.