VMRO-DPMNE i sulet Edi Ramës: ka poshtëruar popullin maqedonas

Përmes një deklarate për mediat partia e Nikolla Gruevcit VMRO-DPMNE ka akuzuar rëndë kryeministrin shqiptar se ka poshtëruar popullin maqedonas duke i quajtur sllavo-maqedonas.

Sipas VMRO-DPMNE Edi Rama në mënyrë indirekte ka porositru se nëse Maqedonia nuk e ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, atëherë do to ngjallen idetë për ndryshimin e kufijve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni ishte dëshmitarë se LSDM-ja është pajtuar për dygjuhësinë, ndryshimin e parave dhe uniformave. Opinioni e dëgjoi Zaevin si është i gatshëm të hap debat për ndryshimin e emrit, flamurit dhe himnit. Qytetarët e panë së është arritur marrëveshje për kantonizim, ndërsa reformatiri i Zaevit, Ziadin Sela, paralajmëroi edhe federalizimin e vendit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne