DËSHIRON T’I ANULON ZGJEDHJET LOKALE, FRIKËSOHET NGA HUMBJA
Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se LSDM-ja nga frika për t’u ballafaquar me qytetarët tenton ta prolongojë afatin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Nga LSDM-ja kërkojnë, siç thonë, menjëherë të marrë guxim dhe t’i vendosë interesat dhe prioritetet shtetërore mbi ato partiake. Zgjedhje lokale, thonë nga partia duhet të mbahen në afat më të shpejtë të mundur, ndërsa zgjedhje parlamentare së bashku me ato lokale.
“LSD dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësiteve të vetëqeverisjes lokale dhe në afat më të shpejtë të mundur të votojnë vazhdim të mandateve të kryetarëve të komunave dhe këshillave të komunave dhe qytetit të Shkupit, por të caktohet edhe data më e shpejtë e mundur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Nga partia theksojnë se mbajtja e zgjedhjeve lokale nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë dhe se LSDM-ja nuk duhet dhe nuk mund të kërkojë justifikime për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë të rregullta dhe të domosdoshme.