Shqiperia

Vota në OKB/ Reagon edhe amabasada amerikane në Tiranë: Jeruzalemi është qendra e Izraelit

Ndërkohë që vota e Shqipërisë në OKB kundër kërkesës së SHBA për statusin e Jeruzalemit ka nisur akuzat politike pozitë-opozitë, pikërisht për këtë çështje ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ambasada shkruan se SHBA ka pranuar të vërtetën e thjehstë se Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit dhe se do të vazhdohet të punohet për paqen duke shpresuar në një rezultat sa më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.

POSTIMI I AMBASADËS SË SHBA:

Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.

OPINIONE