Vritet një tjetër gazetar palestinez në Gaza

Një tjetër gazetar ka humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite ka kryer ndaj Rripit të Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza, jepet informacioni lidhur me gazetarët e vrarë në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi sulmet e tij më 7 tetor 2023.

Në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës është vrarë gazetari Mahmoud Qasem i cili punonte për gazetën “Palestine”. Më tej theksohet se është rritur në 151 numri i gazetarëve të vrarë palestinezë në Rripin e Gazës që ndodhet nën sulmet e Izraelit që nga 7 tetori 2023.

“Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhej në një deklaratë të publikuar më parë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza. Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 37.347 palestinezë, përfshirë të paktën 15.517 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 85.372 të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne