Bota

WHO refuzon të konfirmojë sulmin kimik në Siri

Organizata botërore e shëndetësisë(WHO) edhe një herë ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë shfrytëzimin e armëve kimike në qytetin sirian Duma. WHO-ja këtë e ka publikuar përkundër fushatës skizofrenike mediale dhe propagandës së treguar me incizimet dhe fotot e ofrimit të ndihmës së parë mjekësore njerëzve të supozuar me simptome të substancave toksike, ka thënë zëdhënësi i WHO-së Tarik Jashareviq.

Të mërkurën WHO-ja ka publikuar deklaratën për gazetarët në të cilin flitet për ngjarjet e ndodhura me 7 prill dhe kurimin e supozuar të 500 njerëzve në qytetin Duma të Sirisë në të cilin mjekët ofronin ndihmë njerëzve me shenja të substancave kimike. Megjithatë, Jashareviqi ka thënë se WHO-ja nuk ka përfaqësuesin e saj në Duma, ndërsa informatat ka marrë nga “partneri i sektorit të shëndetësisë” nga qyteti turk Gaziantep i cili është larg 470 km nga Duma e Sirisë.

Në këtë aspekt, ka theksuar Tarik Jashareviqi, WHO-ja nuk mund të konfirmojë përdorimin e armëve kimike. “Nuk mund të konfirmojmë, pasi që përfaqësuesit tanë nuk ndodhen atje”, ka thënë Jashareviqi. Sipas fjalëve të tij, partnerët e Organizatës botërore shëndetësore(WHO), në Gaziantep,” mbështesin ambulancat shëndetësore në vendin e ngjarjes, duke u përpjekur të ndihmojnë spitaleve në hapësirat e rrethuara në Siri”.

Kremljini ka theksuar, se të gjitha deklaratat për ” pasojat çuditëse të përdorimit të armëve kimike në Siri”, nuk mund të konfirmohen me kurrfarë prova dhe shënime nga terreni, konkretisht nga”spitali i goditur” i supozuar i cili është në duart e ushtrisë siriane dhe ruse dhe është në dispozicion hetuesve ndërkombëtar. Megjithatë në Perëndim seriozisht shqyrtojnë “reaksionin” në sulmet e supozuara të ushtrisë siriane të cilët nuk mund të vërtetohen. Presidenti amerikan Donald Trump me këshilltarët e vet ka biseduar për sulmin e ri raketor kundër Sirisë, i cili do të duhej të ishte shumë i fuqishëm dhe të zgjas më gjatë se raketimi i vitit të kaluar i bazës ajrore në Homs.

Gazetari i BBC-së Riam Dalati në Twitterin e vet ka shkruar: “Më vjen keq dhe jam i lodhur nga aktivistët dhe kryengritësit të cilët po përdorin kufomat e fëmijëve të vdekur për krijimin e pamjeve rrëqethëse për konsumin perëndimor. Pastaj pyeten pse po dyshohet në disa sulme serioze? Tucker Carlson i cili udhëheq Fox Newsin ka pyet, çfarë është me ata të cilët besojnë se dinë se çfarë në të vërtet ka ndodhur në teren në Siri. “Të gjithë këta gjeni na flasin se Asadi ka vrarë këta fëmijë, por a me të vërtetë e dinë? Natyrisht se nuk e dinë, dhe nuk kanë ide se çfarë ka ndodhur atje në të vërtetë”, ka deklaruar Carlsoni.

Burimi : Logično/ ML