Yildirim: Lufta e Turqisë kundër terrorit parandalon fluksin e refugjatëve në Ballkan dhe Evropë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yıldırım) tha se lufta e Turqisë kundër terrorit, krahas sigurisë së nënshtetasve turq ka parandaluar edhe fluksin e refugjatëve ndaj Ballkanit dhe Evropës.

Kryeministri Jëlldërëm gjendet për një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë dhe u prit me ceremoni zyrtare në Sarajevë nga ana e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdic.

Më pas Jëlldërëm dhe Zvizdic zhvilluan një takim kokë më kokë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit në fjalë, kreu i qeverisë turke tha se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit është në të vërtetë siguria e Evropës dhe Lindjes së Mesme.

“Për këtë arsye të gjitha vendet e rajonit kanë përgjegjësinë për të mos prishur paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Në këtë kuadër ne, me në krye Bosnjë-Hercegovinën, përpiqemi të zhvillojmë marrëdhëniet miqësore me të gjitha vendet e rajonit” tha Jëlldërëm.

Ai tha se lufta e Turqisë kundër terrorit në Lindjen e Mesme, Siri dhe Irak, nuk ka vendosur vetëm sigurinë e vendit dhe popullit por në të njëjtën kohë ka parandaluar edhe fluksin e refugjatëve dhe aktivitetet e terroristëve në Ballkan dhe Evropë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne