Zarif: Bota nuk duhet të heshtë përballë terrorizmit ekonomik dhe mjekësor të Amerikës kundër Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se bota nuk duhet të heshtë më mbi terrorizmin ekonomik të SHBA, i cili tani përfshin edhe terrorizmin mjekësor.

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të Shtunën në faqen e tij në Twitter shkroi:  Ndërsa qytetarët iranianë vdesin nga virusi Korona, Presidenti amerikan Donald Trump po rrit me qëllim të keq sanksionet e paligjshme që synojnë shkatërrimin e burimeve të Iranit të nevojshme për të luftuar virusin. Më 8 maj 2018, Shtetet e Bashkuara, me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, sanksionuan të gjitha rrugët ekonomike dhe investuese të Teheranit për naftë dhe petrokimi, kompani sigurimesh, individë dhe persona juridikë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Abbas Mousavi më herët e ka quajtur pretendimin e Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo për dërgimin e ndihmave humanitare në Iran një veprim propagandistik dhe hipokrit dhe tha: Ky pretendim u bë për arsye politike dhe për të mashtruar opinionin publik në botë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor në Iran, 5,823 raste të konfirmuara janë regjistruar me virusin korona në Iran dhe 145 raste vdekjeje. Përhapja e virusit Korona filloi në dhjetor 2019 në Wuhan, Kinë dhe deri tani ai është zgjeruar në më shumë se 90 vende të botës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne