Zbardhet dinamika e akuzës ndaj Bilbil Hasanit, kush është gjyqtari që la në burg të sëmurin me kartel

Është zbardhur dinamikën e ngjarjes së arrestimit të Bilbil Hasanit, i cili u vetëflijua më orët e para të mëngjesit të djeshëm më paraburgimin e “313-ës” në Tiranë.

Fax News raporton se ka qenë Prokuroria e Tiranës, ajo që ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë që është pranuar edhe nga gjykata.

Gjyqtari që ka vendosur “arrest me burg” ka qenë Ardian Kalia, i cili nuk ka marrë parasysh faktin që Hasani kishte probleme të shëndetit mendor, dhe trajtohej me kemp prej 18 vitesh.

Kjo situatë shëndetësore e Hasanit nuk u mor parasysh as nga drejtoria e burgjeve, që nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur të burgosurit.

Kujtojmë se pak kohë më parë vetëm për trajtimin e një rasti të ngjashëm, Gjykata e Strasburgut ka dënuar Shqipërinë me 15 000 euro pasi një person me probleme mendore ka marrë trajtim çnjerëzor në ambjentet e vuajtjes së dënimit.

Kjo ngjarje është një dëshmi e qartë e dështimit të të gjitha institucioneve të drejtësisë në vendin tonë, që lënë në burg persona me probleme të shëndetit mendor, dhe lënë të lirë, dhe pa asnjë shqetësim persona që akuzohen për afera miliona eurosh, në tendera të paligjshëm dhe koncensione korruptive.

Tentativa e grabitjes ku është përfshirë Hasani

Më datë 09 dhjetor 2019 Bilbil Hasani është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Në orën 10:00 të datës 08 dhjetor, 43-vjeçari është kapur në flagrancë nga Policia e Patrullës së Përgjithshme, pasi shtetasi Arjan Deda e ka kallëzuar Hasanin se i kishte vjedhur portofolin teksa ishin në autobuzin e linjës së Stacionit të Trenit.

Deda po shkonte tek Tregu Industrial së bashku me bashkëshorten dhe teksa urbani ka qëndruar tek stacioni përball restorat “Durrësi”, shtetasi Bilbil Hasani ka futur dorën në xhepin e Dedës dhe ka vjedhur portofolin, brenda të cilit kishte 15.200 lekë dhe dokumenta të tjera.

Pasi ka konstatuar këtë fakt, Arjan Deda është vënë në ndjekje të autorit, i cili në vrap e sipër e ka hedhur portofolin dhe pak më tutje Bilbil Hasani është kapur në flagrancë nga Deda, i cili ka njoftuar policinë dhe në ndihmë i ka ardhur edhe një shtetas tjetër dhe e kanë mbajtur 43-vjeçarin derisa ka ardhur policia.

Portofolin e ka marrë bashkëshortja e Dedës, ngjarje kjo e cila i kushtoi jetën Bilbil Hasanit, që sipas familjarëve të tij ishte prej 18 vitesh me kartelë mjekësore.

Sipas vëllait të viktimës Gjykata ka neglizhuar totalisht gjendjen shëndetësore të 43-vjeçarit, që sipas familjarëve vuante prej 18 vitesh nga probleme të shëndetit mendor.
Hasani shprehet se vëllai i tij ka qenë me kartel, dhe se futja në izolim bëri që kushtet e tij mendore të përkeqësoheshin.

Një tjetër skandal lidhur me rastin, ka qenë dhe fakti se familja nuk është lajmëruar nga zyrtarët e burgjeve, dhe lajmi është mësuar vetëm kur nusja e Bilbilit, kishte shkuar drejt qelisë për ta takuar.

“Vëllai im ka qenë me kartelë mjekësore, që nga viti 2002, nuk ka qenë burgu institucioni përkatës për ta mbajtur.

Ka qenë nusja e tij dje që do ta takonte, dhe vetëm kur ka shkuar në burg e kanë njoftuar për aktin që ai kishte kryer, ngjarja kishte ndodhur që prej orës 02:00 të natës, nuk na ka dhënë njeri asnjë shkresë. Nuk na kanë lajmëruar fare për atë që kishte ndodhur, po sikur ne mos të kishim shkuar në takim?

Ka pasur shenja të depresionit që i janë shtuar në momentin e izolimit. Avokati e ka marrë lajmin rreth orës 11 nga mediat, dhe nuk e ka lajmëruar askush zyrtarisht.

Bilbili ka qenë në emigracion që i vogël, aty i kanë nisur problemet e para me shëndetin mendor, për shkak të jetës së vështirë që ka kaluar. Ka qenë me kemp, shkonte herë pas herë në Greqi, punonte në bujqësi, dhe e ndihmonin herë pas here të afërmit tanë.

Edhe banesën e kanë bërë me borxhe, djali më i madh është 13 vjeç, vajzat 10 vjeç dhe 8, dhe djali i vogël 4 vjeç. Fajtore sipas meje për vetëvrasjen e vëllait tim është Gjykata, dhe më pas institucioni i burgut, na kanë shkatërruar plotësisht me të madh dhe të vogël.

Duhet të ndiqen të gjithë ata që kanë dhënë vendimin për vëllain tim, si mund të japë gjykata një vendim të arrestit me burg, për një të sëmurë me kartel që prej 16 vitesh?”, shprehet Hasani./faxnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne