Zbardhet marrëveshja mes artistëve dhe PD, Basha: Teatri do shpallet monument kulture

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar ditën e sotme, se nesër do të publikohet dhe do të firmoset marrëveshja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe PD.

I pyetur nga gazetarët, Basha ka pranuar se një nga pikat e marrëveshjes është kërkesa për t’a shpallur TK, një monument kulture, për të mos lejuar kështu shembjen e godinës.

Pyetje: Marrëveshja që do të bëhet publike nesër. Cilat janë pikat e kësaj marrëveshje? Ne kemi mësuar deri më tani se ju do të kërkoni që Teatri të shpallet monument kulture?

Lulzim Basha: Përgatitja e marrëveshjes ka nisur para një muaji. Nesër do ta firmosim dhe do botohet e plotë. Nesër do keni edhe pikat e marrëveshjes. Aleanca për Teatrin e ka udhëhequr këtë protestë, ne do jemi në mbështetje të tyre.

Deklarata e Bashës u bë pas një sërë përplasjesh mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësuesë të PD shkuan në ndihmë të tyre. Tanimë artistët janë ngujuar brenda Teatrit./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne