Zëdhënësi i MPJ të Turqisë, Hami Aksoy përgjigjet ndaj deklaratave të Presidentit grek

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy deklaroi se është një fakt i njohur që Greqia shkatërroi sistematikisht turqit dhe myslimanët në rajon gjatë procesit të pavarësimit dhe pas pavarësisë nga Perandoria Osmane.

Hami Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me deklaratat e Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos të bëra në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 gjatë vizitës në Armeni.

Zëdhënësi Aksoy bëri të ditur se Greqia vazhdon të jetë pranë rretheve armiqësore të Turqisë dhe t’i mbështes ata me opinione dhe qëndrime kundër saj, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne asnjëherë nuk kemi harruar mizoritë që Greqia u ka bërë turqve dhe qytetarëve të tjerë osmanë në histori. Është një fakt i njohur që Greqia shkatërroi sistematikisht turqit dhe myslimanët në rajon gjatë procesit të pavarësimit dhe pas pavarësisë nga Perandoria Osmane”.

Aksoy theksoi se Greqia është akoma në gjendje të zbatojë praktika çnjerëzore ndaj pakicës turke në vendin e saj për aq sa t’i dënojë me burg myftinjtë e tyre me arsyetimin se falën namazin e xhumasë.

“Turqia, e cila beson që nga historia nuk duhet nxjerrë mësime të armiqësisë, por të paqes dhe vëllazërisë, është e vetëdijshme për këto të vërteta historike. Me këtë rast dua të theksoi edhe njëherë që mbështetja e aktiviteteve kundër vendit tonë nuk do t’i sjellë Greqisë asnjë dobi”, bëri të ditur Aksoy.

Zëdhënësi në vijim të komunikatës tha se “Ne e ftojmë Greqinë të veprojë më me përgjegjësi me idenë se favorizimi i fqinjësisë së mirë në marrëdhëniet midis dy vendeve është mënyra e vetme për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajonin tonë. Nga ana tjetër, qëndrimi i Turqisë në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, është demonstruar në mënyrë të qartë në deklaratën e presidentit tonë të bërë më 23 prill, 2014 gjatë kohës kur ai ishte kryeministër dhe nuk ka nevojë për ndonjë shpjegim tjetër”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne