Zëdhënësi zyrtar i Këshillit të Dijetarëve Fetarë të Palestinës: “Qëllimi i terroristëve, shërbim për Amerikën dhe sionistët

Zëdhënësi zyrtar i Këshillit të Dijetarëve Fetarë të Palestinës dhe kryetari i delegacionit konsultativ të Palestinës deklaroi se terroristët po krijojnë përçarje mes myslimanëve vetëm për t’i shërbyer Amerikës dhe sionistëve.

Shejkh Saleh Al-Moud të mërkurën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, dënoi ashpër sulmet terroriste të së mërkurën në Teheran dhe shtoi se këto sulme terroriste janë reagim i natyrshëm ndaj sukseseve të Iranit në rajon, sidomos në thyerjen e terroristëve takfiristë në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme. Të mërkurën më 7 qershor 2017, në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra) dhe në godinën e Parlamentit Islamik të Iranit, u kryen sulme terroriste, por në fund përfunduan me ndërhyrjen e forcave të sigurisë dhe me vrasjen e terroristëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 13 qytetarë iranianë dhe u plagosen 43 të tjerë. Zëdhënësi zyrtar i Këshillit të Dijetarëve Fetarë të Palestinës në vazhdim shtoi se Irani për shkak të fitoreve të njëpasnjëshme në rajon, ka penguar ndarjen territoriale të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe ka kontribuar në përmirësimin e situatës në Irak dhe Siri, prandaj këto suksese dhe këto fitore janë në interes të umetit islam dhe në dëm të grupeve terroriste dhe mbështetësve të tyre. Ndërkohë Fatime Khamis, deputete në Parlamentin e Sirisë, deklaroi se mbështetësi i parë dhe i fundit i terrorizmit në botë, sidomos i grupit terrorist ISIS që ka burim të menduarin vehabist saudit, është Amerika dhe aleatet e saj në Lindjen e Mesme./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne