Opinion

Zgjedhjet e Izraelit tregojnë se zgjidhja me dy shtete ka ‘vdekur’

nga Neil Clark.

Nuk ishte vetëm Netanyahu ai i cili nuk përmendi ‘zgjidhjen me dy shtete’ gjatë fushatës zgjedhore; asnjë nga rivalët e tij kryesorë nuk e bëri. Pra, përse politikanët dhe ekspertët perëndimorë vazhdojnë të prodhojnë fjalë të rëndomta në lidhje me të, sikur të ishte ende viti 1993?

Benjamin Netanjahu, lideri i partisë së djathtë Likud duket se ka siguruar një mandat të pestë rekord pas zgjedhjeve të përgjithshme të kësaj jave në Izrael.

Nuk ka dyshim se suksesi i tij nëse konfirmohet do të portretizohet nga liberalët si “pengesë për procesin e paqes”, për të cilin përgjigja më e ndershme duhet të ishte: “çfarë proces paqeje?”

Polici i keq Bibi mori atë që meritonte, por për çështjen e Palestinës, e vërteta është se nuk kishte as edhe një ndryshim sa letra e hollë e cigareve midis kandidatëve kryesorë. Opozita kryesore kundër partisë Likud në këto zgjedhje nuk erdhi nga e majta, por nga aleanca e sapo formuar bardh e blu e Benny Gantz-it.

Gantz, një fillestar në politikën frontale, është ushtarak. Ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së nga viti 2011 deri në vitin 2015 dhe ishte përgjegjës gjatë operacioneve ushtarake në Gaza në vitin 2014. Fushata e tij zgjedhore, ashtu sikurse edhe e Netanjahut, ishte një vijë shumë e ashpër kundër armiqve të perceptuar të Izraelit. Një nga reklamat promovuese të partisë së tij tregonte skenat e shkatërrimit në Gaza të shkaktuara nga fushata e IDF-së, ku në titra shkruhej se ishin vrarë “1364 terroristë” dhe se pas kësaj ka pasuar një qetësi prej tre vitesh e gjysëm. Videoja përfundonte me fjalët, “Vetëm i forti fiton”.

Ndërsa Netanjahu tha në televizion se “Një shtet palestinez do të rrezikonte ekzistencën tonë” dhe u zotua se nëse do të rizgjidhej do të fillonte aneksimin e Bregut Perëndimor (një lëvizje e mbështetur nga 42% e izraelitëve sipas një sondazhi), Gantz tha se Izraeli duhej të ruante “vendbanimet e kolonëve” dhe të përkrahte IDF-në për të vepruar e lirë në cdo vend.

Për Partinë e Re të Djathtë, Naftali Bennett dhe Ayelet Shaked zbuluan një plan pesë-pikësh që përfshinte “goditjen e Hamasit nga ajri” dhe mbajtjen e Gazës “të demilitarizuar përgjithmonë”.

Bennett, një ish-udhëheqës i kolonëve dhe një person të cilit nuk mund ti besosh kollaj, është një kundërshtar i paepur i shtetësisë palestineze. Në vitin 2013 tha: “Do të bëj gjithçka që do të kem nën pushtetin tim për të siguruar që ata (palestinezët) nuk do të ngrenë kurrë një shtet. Nuk ka më iluzione.”

Edhe Partia Laburiste e Izraelit ka shkuar në krahun e djathtë. Udhëheqësi Avi Gabbay ka kundërshtuar evakuimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe mbështet një shtet palestinez vetëm nëse do të jetë i demilitarizuar. Në vitin 2017 deklaroi, “Nuk merrem me të drejtat e palestinezëve”.

Miqtë e laburistë britanike të Izraelit nuk duhet ta kenë dëgjuar këtë.

Dominimi nacionalist i peizazhit politik izraelit është i tillë saqë shkrimtari pro-palestinez Ben White argumenton se Izraeli nuk ka nevojë për një ndryshim të qeverisë, por për një ndryshim regjimi.

Si kemi ardhur deri këtu?

Kthimi djathtas i politikës izraelite na kthen në mesin e viteve 90 dhe në kohën e vrasjes së laburistit Ishak Rabin, i cili nënshkroi të parën Marrëveshje të Paqes në Oslo me udhëheqësin e PLO-së, Jasser Arafatin në vitin 1993.

Ndërkohë që ne nuk duhet ta tjetërsojmë Rabinin në diçka që nuk ishte, është mjaft e qartë se vrasja e tij në nëntorin e vitit 1995 nga një ekstremist i djathtë që besonte se kryeministri izraelit ishte tradhtar, ishte një pikë kthese.

Gjatë një fluturimi kur po kthehesha nga Rusia vitin e kaluar, hyra në një bisedë miqësore dhe shumë interesante me një ish-ushtar izraelit i cili kishte shërbyer në luftën në Liban në fillim të viteve 80 dhe tani jetonte në Britani. Ish anëtari i IDF-së më tregoi se si e kishte lënë Izraelin pak pas vrasjes së Rabinit pasi kishte pasur frikë nga drejtimi që po merrte vendi i tij.

Sigurisht që shumë njerëz në Izrael nuk do të fajësonin vetëm politikanët e tyre për shmangien e “procesit të paqes”, por gjithashtu edhe Hamasin dhe qëndrimin që kanë marrë. Grupi militant nuk e mbështeti Marrëveshjen e Oslos dhe kreu një numër sulmesh vetëvrasëse në Izrael në vitet 1993-1996. Ato përfshinë sulme ndaj autobusëve në shkurt dhe mars 1996, në të cilat vranë mbi 30 civilë.

Ishte pikërisht qershori i vitit 1996, në të cilin Netanjahu pasi erdhi ne pushtet argumentoi se planet e paqes së laburistëve kishin rrezikuar sigurinë e qytetarëve izraelitë.

Në cilindo krah të djathtë që do ta vendosnim Izraelin, ne jemi aty ku jemi sot. Megjithatë, shumë në Perëndim e mohojnë mënyrën se si gjërat kanë ndryshuar. Ata vazhdojnë të flasin për virtyte, duke sinjalizuar se janë në favor të ‘një zgjidhje, okei’, edhe pse nuk ka ende asnjë perspektivë reale se kjo ka për të ndodhur.

Do të ishte një veprim i sinqeritë që të pranoje realitetin e ri, i cili është se Izraeli i vitit 2019 nuk do të lejonte një shtet palestinez, ose vetëm do të lejonte formimin e tij vetëm nëse do të bëhej tërësisht i çmilitarizuar dhe mbi të cilin IDF do të kishte të drejtën për të patrullur qiejt e tij. Vetëm 32 për qind e izraelitëve mbështesin një zgjidhje me dy shtete, kështu që nuk është ndonjë surprizë që vetëm tre parti politike ta mbështesin atë haptazi?

Ndërkohë që nuk ka diskutime për një Palestine të pavarur dhe sovrane, e mira është që të mos e mohojmë se ora ka ngelur ende në vitin 1993 dhe se zgjidhjet e nxitura më pas me një frymë të madhe optimizmi, mbetën të parealizueshme./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE