Bota

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në Holandë, kandidatët turq kërcënohen me jetë

Politikanët me origjinë turke, që përgatiten për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të zhvillohen në 23 maj në Holandë, kërcënohen me jetë.

Deputetët e Partisë Denk dhe anëtarët e kuvendit të bashkive holandeze, shumica e të cilëve përbëhen prej turqve dhe emigrantëve, marrin kërcënime ndërkohë që afrohen zgjedhjet e sipërpërmendura.

Kryetari i Partisë Denk, Selçuk Ozturk bëri të ditur se si pasojë e islamofobisë dhe ksenofobisë në rritje në Evropë politikanët emigrantë dhe myslimanë janë vënë në shënjestër.

Ai tha se Partia Denk merr më shumë kërcënime “pasi thotë të vërtetën dhe i thotë ndal gabimeve” dhe shtoi se në fushatën e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian janë shtuar edhe kërcënimet.

“Ata mundohen të na trembin me kërcënime të llojit; ‘do ju djegim ndërtesën e partisë, do ju hyjmë në shtëpi, do ju shkaktojmë dëmtime’, por ne nuk heqim dorë nga udha dhe kauza jonë për shkak të këtyre kërcënimeve. Ne qëndrojmë drejt, themi haptazi mendimin tonë dhe ndodhemi aty ku duhet të jemi. Pavarësisht këtyre kërcënimeve qëndrojmë të fortë duke marrë masa të sigurisë” tha Ozturk.

Ai tha se janë ankuar në polici dhe disa prej kërcënuesve janë kapur dhe shtoi se madje kanë marrë kërcënim edhe prej një deputeti.

“Deputeti racist i partisë së Geert Wilders në Parlament, më kërcënoi me shprehjen; ‘do vij pas teje dhe do të gjuaj’. Në kuvend ky është një kërcënim i rëndë. Pas kërcënimeve nga politikanët në parlament filluan të vijnë kërcënime edhe nga popullsia. Disa njerëz që kanë humbur trurin mendojnë se mund të na kërcënojnë pasi kërcënohemi edhe në Parlament” u shpreh deputeti me origjinë turke.

Edhe anëtari i kuvendit të Bashkisë Schieham nga radhët e Partisë Denk, Dogukan Ergin, bëri të ditur se pas një reportazhi të dhënë për një gazetë holandeze në lidhje me zgjedhjet, u kërcënua nga një mesoburrë holandez.

Edhe anëtari i kuvendit të Bashkisë Roermond, nga radhët e të njëjte partie, Selami Coskun nëpërmjet medias sociale bëri të ditur se ka marrë kërcënime për jetën dhe në lidhje me thyerjen e xhamave të xhamive.

Ai tha gjithashtu se kanë marrë edhe telefonata nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, në të cilat shpreheshin keqardhje për kërcënimet e marra./ trt

OPINIONE