Bota Opinion

Zgjedhjet, roli i spikatur i Islamit dhe lufta për kontrollin e diskursit islam në Indonezi

nga Osman Softic

Indonezia, shteti më i madh mysliman në botë si dhe demokracia më e madhe myslimane me 263 milion banor, prej të cilëve 87% janë mysliman kanë mbajtur me 17 prill zgjedhjet e njëkohshme presidenciale, parlamentare dhe rajonale. Krishterët përbëjnë rreth 10% të popullsië me gjithsejt 27 milion banor. Të drejtën e votës kanë pas 192 milion qytetar. Ekspertët për Indonezinë në Institutin Lowy për politikë ndërkombëtare konsiderojnë se këto do të jenë zgjedhjet më të komplikuara në historinë e njerëzimit, ndërsa do të kryhen vetëm për një ditë.

Indonezia poashtu është anëtare më me ndikim të asociacionit të shteteve të Azisë juglindore(ASEAN). Firma globale financiare Price Waterhouse vlerëson se Indonezia për sa i përket lartësisës së GDP-së gjer në vitin 2050 do të mund të ishte ekonomia e katërt më e madhe në botë. Demokracia në Indonezi është aplikuar para dy dekada, pas protestave afatgjate të njohura si Reformasi. Në vitin 1998 ka rënë regjimi autokratik i Suhartosë. Suharto me mbështetjen e ushtrisë ka sunduar 32 vite me grushtin e çeliktë në Indonezi. Regjimin e tij represiv e kanë mbështetur forcat ushtarake të Indonezisë(TNI). Ushtria në atë periudhë kishte rolin kyç në udhëheqjen e vendit dhe ka pas numrin e madh të mandateve të garantuara në parlament. Regjimi i Suhartosë ka qenë i njohur si “rendi i ri” duke marr parasysh se është krijuar pas sistemit paraprak antikolonial simboli i të cilit ishte Sukarno, njëri nga themeluesit e lëvizjes së painkuadruarëve.

Suharto ka ardhur në pushtet në rrethanat komplekse, me grushshtet parandalues në vitin 1965 për t’u mundur përpjekjen e ardhjes komuniste i cili gjoja ishte i planifikuar. Kjo periudhë në historinë e Indonezisë bashkëkohore kurrë nuk është ndriquar objektivisht dhe është i mbuluar me vello sekrete, teoritë e konspiracionit, frikë, mosbesim dhe akoma paraqet pikën joprekëse dhe është tabu temë në Indonezi. Duke marr parasysh se dokumente kyçe akoma po trajtohen si sekret shtetëror, detajet të cilët në mënyrë të saktë do të tregonin se çfarë ak ndodhur në realitet në vitin 1965 kurrë nuk janë publikuar. Në atë rast, për një kohë të shkurtër janë maskruar mbi gjysmë milion njerëz.

Regjimi i Suhartosë marrjen e pushtetit dhunshëm e ka arsyetuar me frikën se Indonezia do të mund të binte nën pushtetin komunist, pasi që në atë periudhë Partia Komuniste e Indonezisë(PKI) ishte partia e tretë komuniste më e madhe në botë, pas asaj sovjetike dhe kineze. PKI-ja ka vepruar poashtu si parti parlamentare më e fuqishme, ashtu që theksimet për marrjen e pushtetit komunist nuk kanë qenë bindëse. Shkencëtarët shtruan pyetje për çfarë komunistët do të përgatitnin grush shtet pasi që ata vepronin lirshëm si fuqi parlamentare më e madhe? Presidenti i atëhershëm Sukarno, edhe pse ishte vet popullist nacionalist, apo komunist, ka toleruar partinë komuniste. Duke marr parasysh se vajza e Sukarnosë Megawati Sukarnoputri sot udhëheq partinë demokratike indoneziane(perjuangan)PDIP, e cila ka dominuar me presidentin Joko Widodo-në, rivalët e saj e akuzojnë për gjoja simpati ndaj ideologjisë komuniste.

Në zgjedhjet e 17 prillit 2019 do të garojnë numri i madh i partive politike por loja kryesore do të udhëhiqet për pozitën e presidentit dhe nënpresidentit të shtetit. Në garën për president janë dy kandidat të njohur, presidenti aktual Joko Widodo(Jokovi) dhe kandidati i opozitës dhe rivali shumëvjeçar Prabawoa Subianto Djojohadikusumo, i biri i ekonomistit eminent Sumitra. Për organet tjera reprezentative do të garojnë 245 mijë kandidatë për 20 mijë pozita të ndryshme.

Presidenti aktual Jokovi poashtu në zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2014 e kishte rival, Prabovoan, gjeneralin e pensionuar dhe ish dhëndrin e ish presidentit autokrat Suhartosë. Presidenti aktual Joko ”Jokovi” ka qenë ish guvernator i Xhakartës, Para kësaj ka qenë prefekti i qytetit Solo, e me profesion është ndërmarrës me prejardhje të thjeshtë socio-ekonomike i cili para hyrjes në politikë ka punuar me tregti private mobilieri.

Jokovin për president prap e ka dominuar partia PDIP. Partinë e ka themeluar ish presidentja Megawati Sukarnoputri, vajza e presidentit të parë indonezian Sukarnosë, e cila edhe tani është lidere e partisë. PDIP është anëtare e Këshillit të liberalëve dhe demokratëve të Azisë dhe anëtare e aliansës progresive. PDOP është trashëgimtarja e PDI-së dhe ka rrënjë në popullatën e Indonezisë si parti e theksuar sekulare të qendrës së majtë për të cilën votojnë numri i madh i indonezianëve të gjendjes modeste socio-ekonomike dhe shtresat e gjera të popullatës së varfër të cilët në Indonezi pa marr parasysh në zhvillim të hovshëm, akoma paraqet numrin e madh. Supozohet se për PDIP voton ede shumica e popullatës krishtere, bashkësisë së dytë fetare në Indonezi e cila numron 27 milion banor. Vota e tyre poashtu mund të jetë vendimtare për rezultatin zgjedhor. Në Indonezi veprojnë 32 grupe aktiviste të cilët veprojnë në kuadër të lëvizjes”Unë abstenoj”(Saza Golput). Protagonistët të kësaj lëvizjeje përpiqen që të dekurajojnë një numër sa më të madh të votuesve nga votimi, pasi që, siç theksojnë, janë të dëshpëruar me premtimet e parealizuara të presidentit aktual Jokovit, i cili sipas tyre nuk ka përmbushur premtimet në fushën e mbrojtjes së drejtave njerëzore. Nga ana tjetër, edhe më shumë janë të frustruar me mundësinë e zgjedhjes së ish gjeneralit Prabovon për president, të cilin e akuzojnë për shkeljen e drejtave njerëzore gjatë kohës së ish rendit shtetëror.

Në rast se merret parasysh se Konferenca e ipeshkvisë së Indonezisë dhe organizatat tjera krishtere jo vetëm që apelojnë në katolikët e rinjë dhe krishterët që të dalin në zgjedhje, por edhe haptas në mënyrë të ndryshme bëjnë agjitacion, përfshirë organizata me përmbajtje muzikore dhe komedi, dhe në mënyra tjera rinovuese, atëherë do të mund të konkludohet se në interes të krishterëve është që sa numri më i vogël i votuesve mysliman të dalin në zgjedhje për të mos ndodh që rastësisht të fiton Prabovoa i cili ka mbështetjen më të madhe të islamikëve konservativ por edhe atyre radikal.

Arsyeja e dytë për këtë lloj mendimi është poashtu popullariteti gjithnjë më i madh i trendit subkultural urban inovues në mesin e të rinjëve i njohur si “Hijra” i cili po tregon elan gjithnjë më të madh për implementimin e islamit në shoqëri. Bëhet fjalë për trendin modern i cili përkujton një lloj të lëvizjes subkulturale si alternativë islame kulteve të hipikëve, pankut, popit dhe rokut në perëndim. Është simpatike të shohësh pjesëtaret e këtij trendi islamik subkultural, tinejxheret të cilët në drasa të boardingut me hixhab në kokë lëvizin rrugëve të Xhakartës dhe qyteteve tjera. Nuk duhet nënvlerësuar rëndësin e këtij trendi rinor mysliman, duke marr parasysh se e kanë iniciuar aktivtëst e rinj inovues mysliman. Ky trend është i popullarizuar në rrjetat sociale, posaçërisht në Instagram, ku më së shumti figurojnë “Punk Hijrah dhe Pemuda Hijra” të cilat i ka iniciuar aktivisti i ri Hanan Attaki instagrami i të cilit ka afro shtatë milion përcjellës.

Shtabi zgjedhor i kandidatit opozitar Prabovoas ka vlerësuar pas hulumtimit të detajuar se rreth 50% të rinisë nuk janë të interesuar të dalin në zgjedhje. Për këtë gjë është e mundshme të supozohet se Prabovo dëshiron të shfrytëzoj këtë trend të ri mysliman për përfitimin e votave të rinisë myslimane e cila gjithnjë e më shumë po tregon interes për islamin konservativ, në një mënyrë specifike.

Probovoa si ish gjeneral konsiderohet si pjesë e elitës tradicionale indoneziane dhe njeri relativisht i pasur. Probovoa është lider i partisë së djathtë të orientuar nacionaliste,Lëvizjes së Indonezisë së madhe(Gerinda). Pas rrënjes së regjimit të Suhartosë, gjenerali Probovo të cilët sot e përcjellin akuzat(jo të vërtetuara) për shkeljen e drejtave njerëzore, ka kaluar 10 vite në Jordani në të cilin ka gëzuar mirëseardhjen dhe miqësi personale me mbretin Abdullah me të cilin ka studiuar së bashku në shkollat e larta ushtarake. Prabovoa në Indonezi u kthye në vitin 2009.

Edhe pse në kontestin e Indonezisë nuk mund të flitet për ndarjen klasike në të majtët dhe të djathtët, mund të thuhet se presidenti Jokovi në zgjedhjet e kaluara ka fituar në platformën e ndërtimit të karakterit të fuqishëm kombëtar të Indonezisë, programit të zhvillimit ekonomik, luftën kundër korrupsionit,shtypjes së ekstremizmit militant dhe jotolerancës. Vlerësimet e mandatit të kaluar të Jokovit nuk janë pozitive edhe pse administrata e tij i ka kushtuar kujdesin e madh projekteve të mëdha zhvilluese infrastrukturore, rishpërndarjen të resurseve kombëtare dhe shmangien e varfërisë. Kritikët liberal të cilët nga Jokovi kanë pritur më shumë e kritikojnë atë se është i nënshtruar kompromiseve me politikan të korruptuar dhe po lëshon pe liderëve jotolerant fetar. Përveç tjera, e kritikojnë se është i rrethuar me ish gjeneral të cilët sipas natyrës nuk i japin rëndësi shumë parimeve demokratike. Kritikët perëndimor më tej theksojnë se gjatë mandatit të kaluar të Jokovit sundimi i ligjit dhe gjendja e drejtave njerëzore dhe mbrojtja e pakicave në mënyrë të ndjeshme janë përkeqësuar në raport me mandatin e mëparshëm, sipas vlerësimit të kritikëve, rritja endemike e identitetit para se gjithash politikës së bazuar fetare e cila u bë inherentne sistemit politik.

Karakteri pastoral i kritikëve perëndimor liberal nuk duhet pranuar në mënyrë jokritike sepse ata nuk tregojnë as për së afërmi raportin e njëjtë kur janë në pyetje lëshimet e qeverive perëndimore shteteve në të cilat gjatë viteve të fundit mbizotërojnë neofashizmi, islamofobia, antisemitizmi dhe shkelja e drejtave njerëzore të popujve autokton, migrantëve dhe pakicave, shoqërit e të cilëve poashtu janë të nënshtruara korrupsionit dhe qeveritë e të cilëve marrin pjesë në luftërat pushtuese, neoimperialiste dhe destruktive të cilën e arsyetojnë me”luftën kundër terrorizmit”, ndërsa viktimat më të mëdha janë popujt mysliman, pasuria nacionale e të cilëve grabitet dhe ata i shpërngulin nëpër botë. Pra, disa nga kritikat e cekura duhet marr me dozën e kujdesit sepse paraqesin shembuj tipik të impulsit liberal perëndimor në të cilën kriteret e njëjta nuk aplikohen tek shtëpia.

Komisioni zgjedhor i Indonezisë cek se 40% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme i përbënë të rinjtë në mes të 17 dhe 35 vjet e të cilët janë 80 milion votues. Prandak strategjia e të dy kandidatëve presidencial është e fokusuar në përvetësimin e votuesve të rinjë. Sipas shumicës së sondazheve Jokovi ka përparësi ndaj rivalit të tij Prabovoa. Të dy kandidat vëmendjen e madhe i kanë kushtuar në rëndësinë e rrjeteve sociale, facebook, instagram, youtube, blogerave etj., gjë që tregojnë edhe video klipet e tyre zgjedhore muzikore të inçizuara me qëllim që të pëlqejnë votuesve të rinjë të cilët përpiqen të tërheqin të votojnë duke marr parasysh në përqindjen e madhe të rinjëve të painteresuar për politikë të cilin e konsiderojnë punë të ndotur dhe profesion të mërzitshëm. Në Indonezi veprojnë rreth 40 grupe të cilët udhëheqin fushatë kundër votimit. Shkalla e daljes në zgjedhjet e e kaluara në vitin 2014 ishte rreth 69%.

Roli i rrjeteve sociale, konsiderojnë hulumtuesit nga Instituti për Azinë Juglindore të Univesitetit në Melburn, mund të jetë vendimtare në vendimin e votuesëve për cilin kandidat do të votojnë. Indonezia ka numrin e katërt më të madh të shfrytëzueseve në botë. Numri i përdoruesëve të platformave tjera sikurse që janë Whats App dhe Instagrami poashtu është i madh. Në atë kontest është i pranishëm edhe shkalla e lartë e keqpërdorimit të rrjeteve sociale, përhapja e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave në fushatën zgjedhore. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve ka pas shumë rast të aktgjykimeve gjyqësore prej të cilëve disa kanë rezultuar me dënime me burg.

Të dy kandidat presidencial janë të njohura mirë votuesve pasi që të njëjtit janë përballur edhe gjatë vitit 2014. Edhe në këto zgjedhje nuk ka befasi të mëdha në kuptim të platformave ideologjike të kandidatëve. Por ajo që është kësaj here më intensive e shprehur është lufta e cekur për përvetësimin e popullatës më të re, por që është edhe më e rëndësishme, garën zgjedhore e karakterizojnë lufta serioze për kontrollin e diskursit islam. Islami kësaj here është temë shumë më serioze dhe merr pjesë dukshëm në fushatën zgjedhore. Rolin dhe rëndësinë e islamit në politik dhe shoqëri në Indonezi të dy kandidatë e kanë kuptuar seriozisht dhe kanë adresuar secili në mënyrë të vet specifike.

Prandaj në rreshtat në vijim do të përpiqemi të sqarojmë se si dhe në çfarë mënyre shfrytëzimi i diskursit islam kontribuon rëndësisë, kompleksitetit dhe polarizimit të fushatës zgjedhore. Asnjë kandidat presidencial nuk ka ndonjë prejardhje të posaçme islame. Të dytë janë sekularist dhe popullist, edhe pse e shprehin në mënyrë tjetër. Jokovi konsiderohet Obama indonezian, për shkak të bekgrandit soci-ekonomik modest, personit të butë dhe thjeshtësisë. Sa i përket raportit të kandidatëve ndaj rolit të islamit në shoqëri, Jokovi të cilën e ka dominuar PDIP-ja parti politike me traditë pluraliste të orientimit të shprehur dukshëm sekular, mbështetet në islamin tradicional pluralist të interpretimit të matur të cilën e praktikojnë popullata më e madhe myslimane në botë, Nahdatul Ulema-NU. Lideri i dikurshëm i Nahdatul Ulemasë Abdurrahman Wahid një kohë të shkurtër ishte presidenti i Indonezisë, pas rrënjës së regjimit të Suhartosë dhe tranzicionit kah demokracia të cilin e ka udhëheq presidenti i atëhershëm Bahrudin Jusuf Habibi.

Gjatë kohës së mandatit tranzicional të shkurtër ka ardhur gjer te mbajtja e referendumit kontravers për pavarësinë e Timorit Lindor. Timori lindor ishte kolonia e dikurshme portugaleze të cilin regjimi i Suhartos në vitin 1975 e ka aneksuar pas urdhërit të administratës amerikane me pretekst që Timori Lindor të mos bjen nën pushtetin komunist. Banorët e Timorit lindor me shumicë janë katolik. Luftën për pavarësin në atë periudhë e ka udhëheq fronti i orientuar marksist(Fretlin). Washingtoni është frikësuar se poqese Fretlini vjen në pushtet në Dili, në atë kohë në marrëdhëniet e Luftës së ftohtë do të mund të ishte krijimi”i Kubës së re” në Azinë juglindore, që për SHBA-të në atë kohë ishte e papranueshme. Një dekadë para saj Washingtoni në mënyrë të njëjt e ka orkestruar rrëzimin e Sukarnos nga pushteti, i udhëhequ me të njëjtat kalkulimet, pas së cilës ka instaluar regjimin autokratik të Suhartosë i cili ka qëndruar plot 32 vite me mbështetjen e SHBA-ve.

Indonezia si shtet mysliman i matur, sikuse ish Jugosllavia, e cila poashtu ishte lidere e lëvizjes së të painkuadruarëve, ka shërbyer si digë kundër depërtimit të komunizmit nga veriu, nga Rusia apo Kina. Islami në atë kontest ka luajtur rol të rëndësishëm utilitareral antikomunist. Indonezia nga një shtet postkolonial socialist të varfër u bë njëra nga shtetet më ortodokse proamerikane kapitaliste të Azisë juglindore e cila ka pranuar investimet e huaja të mëdha dhe ka fut kapitalizmin neoliberal. Kjo qasje politike edhe pse ka mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit ka krijuar edhe ndryshime të thella sociale karakteristike për disa shtete të Amerikës Jugore sikurse Argjentina dhe Kili.

Islami në periudhën prej 32 vite të diktaturës së Suhartosë ishte nën kontrollin e rreptë të shtetit dhe ushtrisë ndërsa numri i partive politike ishte i redukuar vetëm në tri parti të lejuara: partia funksionale e Suhartosë (Golkar), partia islame e bashkuar e zhvillimit(PPP) e cila për shkak të logosë karakteristike quhej edhe “partia e Qabesë”. Në këtë parti kanë qenë të vendosura të gjitha opsionet politike islame me të cilën regjimi i Suhartosë e ka kontrolluar më lehtë, si dhe partia e tretë ishte Partia demokratike e zhvillimit(PDIP).

Pozita e nënkryetarit të Indonezisë sipas Kushtetutës nuk i mundëson kompetenca të gjera në krijimin e strategjisë dhe zhvillimit politik dhe se ajo ka më shumë rëndësi simbolike. Por, kësaj here edhe pse simbolike, kandidaturat e kandidatëve për nënkryetar u bë lëndë e interesave dhe ndikimeve disproprcioanle. Për këtë shkak rreth zgjedhjes së kandidatëve për pozitën e nënkryetarit janë thyer shtizat dhe janë udhëhequr beteja të mëdha dhe serioze prapa dyerve të mbyllura në shtabet e partive politike, brenda organizatave më të mëdha islamike, bile edhe në mesin e gjeneralëve. Presdienti aktual Jokovi për kandidatin e vet për nënkryetar, pas bisedimeve të gjata, ka zgjedhur dijetarin më të shquar konservativ Ma’ruf Aminin, dijetarin islam të radhës konservative të orientimit tradicional nga radha e organizatës më të madhe të pavarur islame Nahdatul Ulema, e cila numron mbi 50 milion anëtar përgjatë tërë Indonezisë. Jokovi këtë e ka bërë jo me dëshirë, por me insistimin e shefave partiak të PDIP-së të cilët kanë konsideruar se, duke marr parasysh në kritikat ndaj Jokovisë se nuk është mysliman i devotshëm, është i nevojshëm të ngritet kredibiliteti dhe imazhi i tij islamik në sytë e opinionit. Për të arritur këtë, shtabi zgjedhor i Jokovit e ka zgjedhur pikërisht Ma’ruf Aminin i cili në qarqet islamike të Indonezisë çmohet si lider i ngritur islamik, zyrtar i lartë i Nahdatul Ulemasë, por edhe kryesues i Këshillit për Fetva të Indonezisë-Mexhlis Ulema i Indonezisë (MUI), institut kuazi shtetëror i cili ka rol vendimtar në arbitrazhin për të gjitha çështjet me rëndësi për islamin në Indonezi. Roli i MUI-së është afër rolit të Rijasetit të Bashkëisë Islame në Bosnjë e Hercegovinë ose Dijanetit turk natyrisht në kontestin specifik të Indonezisë.

Ma’rufi është dijetari islamik me kredibilitet serioz të alimit dhe administartorit islamik me përvojë të lartë të aktivistit politik dhe deputetit i cili ka vepruar në të dy sistemet, më herët në kuadër të PPP-së, ndërsa pas rendit të Suhartosë si deputet i Partisë popullore të rilindjes(PKB). Duke pasur parasysh në kritikat të atyre konservative ashtu edhe atyre moderne, por edhe grupeve radikale islame të cilët presidentin Jokovin e kritikojnë jo vetëm që nuk është “myslimani i vërtetë” por se bile është orientuar antiislamik për shkak të bindjeve të t’ia sekulare dhe marrëdhënies relaksuese ndaj islamit, por edhe më shumë pasi që e konsiderojnë se ishte shumë ashpër ndaj ulemasë islame. Zgjidhja e Jokovit të Ma’rufit për nënkryetar prandaj llogaritet hapi i rëndësishëm politik i cili ka ardhur si përgjigje praktike më e mirë në kritikat islamike.

Jokovi në zgjidhjet e vitit 2014 ka fituar Prabovoan me epërsi të vogël ndërsa platforma e tij zgjedhore ishte e bazuar në luftën kundër ekstremizmit dhe jotolerancës, forcimit të ekonomisë më së shumti me futjen e strategjisë efikase detare e cila do të mundësonte lidhjen më të mirë pjesëve të ndryshme të arhipegalut indonezian nëpërmjet ndërtimit të projektve të mëdha infrastrukturore sikurse që është limani modern në Makassarit në ishullin Sulawei në lindje të Indonezisë. Pa marr parasysh në suksesin e caktuar, lindja e Indonezisë akoma mbetet hapësirë disproporcionale, e pazhvilluar dhe e varfër, me përjashtim të ishullit Bali i cili më së shumti përfiton në saje të të ardhurave të turizmit global.

Gjersa ekonomia dhe zhvillimi ishin temat kyçe të zgjedhjeve të kaluara, në këto zgjedhjet e 17 prillit 2019 islami dhe angazhimi i liderëve politik islamik, dukej se është karakteristikë e dukshme. Të dy kandidat vëmendje të posaçme kanë kushtuar strategjisë me të cilin votuesit duan të bindin se angazhimi i tyre në fushën e mbrojtjes së vlerave islame është e pakompromis.Por, kandidatët presidencial anojnë dy opsioneve të ndryshme islame dhe përball tyre. Për shkak të numrit të madh të myslimanëve dhe opsioneve të ndryshme politike islame është e pamundshme në kuptim analitik të simplifikohet diskursi islamik, ndërsa në analizën e shkurtër të sqarojmë të gjitha karakteristikat dhe protagonistët. Megjithatë do të përpiqemi të paraqesim opsionet islame të cilët përkrahin presidentin Jokovi dhe me të cilët ai është i prirur nga një anë, sikurse edhe ata të cilët e votojnë për zgjedhjet kandidatin opozitar Prabovoas nga ana tjetër.

Indonezia edhe pse shtet me shumicë myslimane, sipas kushtetutës është e definuar si republikë seklulare e bazuar në pesë parime të njohura (Pancasila). Njëri nga parimet është ”besimi në Zot” që ateizmin automatikisht e bën ideologji të papranueshme. Në Indonezi poashtu jetojnë më se 25 milion krishterë, si dhe numër i madh i pjesëtarëve hindu dhe budist. Kur është fjala për Islam në Indonezi tradicionalisht ekzistojnë dy lëvizje të mëdha shoqërore islame dhe opsionet të cilët së bashku numërojnë rreth 100 milion anëtar dhe simpatizues.

E para është NahdatulUlema(NU) e orientuar në aspekt konservativ dhe tradicionalist. I dyti është Muhamedija, lëvizja moderne islame. NU –ja kryesisht është e përhapur në zonat rurale të ishullit Java dhe e karakterizon islami tradicional i cili merr për bazë traditën sufite dhe besimet popullore të islamit vendor, gjersa Muhamedija kryesisht tubon rreth saj kuadrot e arsimuara urbane myslimane, doktorat, inxhinierët, profesorët dhe kuadro tjera të arsimuara. Pas rrënjës së regjimit të Suhartos në vitin 1998 të dy këto organizata atëherë ishin larg politikës, formojnë partitë e tyre politike dhe fillojnë të veprojnë në parlament.

NU-ja ka themeluar Partinë e zgjimit kombëtar(PKB) ndërsa Muhamedija formoi Partinë e bindjes popullore(PAN). Lideri i parë i PKB-së ishte Abdurrahman Vahid, ish presidenti i Indonezisë, ndërsa lideri i PAN-it ishte Amin Rais, njëri nga aktivistët më eminent të lëvizjes reformatore islame të Indonezisë i cili ka qenë në funksionin e kryetarit të parlamentit të parë të Indonezisë demokratike pas rrënjës së diktaturës së Suhartosë.

Rais është dijetari islamik i orientimit modern i cili doktoraturën e ka kryer në Universitetin e Çikagos në të cilin ishte student i dijetarit të njohur modern pakistanez Fazlur Rahmanit. Muhamedia është e bazuar në shkollën reformatore moderne islame të islamit selefist e cila është themeluar në idetë e reformatorëve islam të Xhemaludin Afganit, Muhamed Abduhusë dhe Reshit Ridas. Ky drejtim modern i ringjalljes islame nuk duhet identifikuar me drejtimin selefist të cilin e proklamon Arabia Saudite e cila ndryshe njihet se vehabizëm.

Përveç partive sekulare PDIP dhe Golkar, kandidatët për president Jokovi dhe Amin Ma’rufit nga partit islame e mbështesin PKB tradicionale dhe Nahdatul Ulema, anëtarët e të cilëve paraqesin selinë kryesore edhe Partia islamike për zhvillim (PPP). Kandidatin opozitar Prabooan e mbështesin dy parti moderne politike islame PAN-i dhe PKS-ja. Kandidati për nënkryetar nga radha e opozitës është Sandiago Salahudin Uni, biznesmeni i suksesshëm dhe ish zëvendësi i guvernatorit të Xhakartës. Me kandidimin e tij opozita dëshiron të tërheq votuesit e rinjë të cilët gjer tani e kanë përkrahur Jokovin. Kandidatët e opozitës përveç partisë Gerindra të Prabovoas e përkrah edhe partia demokratike të cilin e ka themeluar ish presidenti Susilo Bumabang Yudhozono(SBY), si dhe parti e vogël Puntpre(BP) të cilën e ka themluar Hutomo Mandala Putra, i njohur si Tommy Suharto, i biri i ri i ish diktatit Suharto.

Modernistët islam dhe një varg i opsioneve të vogla radikale islame, si atyre me orientim tradicional ashtu edhe selefist, kanë qëndruar në krah të kandidatëve opozitar dhe listës zgjedhore(Probovoa-Sandi), gjersa mbështetja masive e tradicionalistëve është për listën (Jokovi-Ma’ruf). Islami figuron si çështje qendrore rreth së cilës do të thehen shtizat në zgjedhjet e 17 prillit. Kompleksiteti dhe kontraditkoriteti i politikës dhe Islamit në Indonezi simbolizon fakti se dy opsionet më të rëndësishme politike islamike-moderne, PAN-i dhe PKS-ja të cilët kanë luajtur rolin kyç në rrëzimin e regjimit autokratik të Suhartosë, sot e mbështesin kandidatin presidencial i cili paraqet simbolin e të njëjtit regjim kundër të cilit këto forca islamike kanë luftuar para dy dekadash. Është interesante se këto dy parti islame reformiste janë themeluar në mësimin modern të reformatorëve islam,ndërsa janë bashkuar me opsionet konservatore tradicionalist sikurse që është Fronti për mbrojtjen e islamit dhe disa opsione selefiste të cilët inspirimin e nxjerin nga lëvizjet opozitare islame Sahva në Arabinë Saudite.

Gjatë disa viteve të kaluara në Indonezi ka ardhur gjer te polarizimi serioz kundrejt interpretimit të islamit dhe perceptimit se sa ndikim islami do të duhej të ketë në politikë. Polarizimi i islamit posaçërisht ka shpërthyer gjatë kohë së zgjedhjes së guvernatorit të Xhakartës në vitin 2016. Konkretisht pas zgjedhjeve për presidentit e republikës në vitin 2014, zëvendësi i Jokovisë, Basuki Tjahaja Purnama, i njohur si Ahok, u bë guvernator, edhe pse administaror i shquar dhe luftëtar i denjë kundër korrupsionit dhe joefikasitetit të sistemit të administratës, nuk ishte mysliman por i krishterë me prejardhje kineze. Lëvizjet islame nuk kanë mundur të pranojnë faktin se me qytetin më të madh indonezian, shumica e të cilëve janë mysliman, të udhëheq një jomysliman. Pas kalimit të mandatit, Ahoku prap ka kandiduar për guvernator.

Lëvizjet islame radikale por edhe konservatore në mënyrë të njëjtë kanë nisur fushatën më të madhe kundër Ahokut, duke mobilizuar mbi 750.000 njeërz në rrugët e Xhakartës në tri raste. Ishte ky mobilizim më i madh i masave myslimane në historinë moderne të Indonezis. Duke falënderuar mbështetjes së spektrit të gjerë të organizatave islamike, sikurse atyre ortodokse ashtu edhe radikale dhe selefiste, ka fituar kandidati mysliman për guvernator, Anies Bas Vedan, ish ministër i arsimit. Gjërat nuk kanë përfunduar vetëm me humbjen e guvernatorit krishter Ahokut dhe margjinalizimin e tij. Për më tepër nën presionin e opinionit publik islamik, Ahoku është akuzuar për blasfemi dhe fyerje të islamit pasi që guxoi të referohet në Kur’an me të cilin u përpoq të vërtetoj se si jomysliman që është nuk ka pengesë të jetë administaror i qytetit me shumicë myslimane. Ahoku në fund u dënua me dy vjet burg për shkak të blasfemisë dhe fyerjes së islamit. Rolin kyç në këtë dënim gjyqësor ka luajtur Ma’ruf Amin kandidati i tanishëm i Jokovit për nënkryetar të Indonezisë. Dëshmia e Aminit në cilësinë e kryesuesit të Këshillit për fetva, të institucionit më të lartë islamik të Indonezisë(Mexhlisi i Ulemasës së Indonezisë-MUI) ishte vendimtare dhe ka ndihmuar që Ahoku të dënohet me burg.

Këtu kemi vënë re edhe një paradoks të islamit në Indonezi. Alimi i shquar tradicional, dijetari fetar dhe zyrtar i i instancës më të larë të administratës islame në Indonezi qëndroi në mbrojtje të islamit duke dëshmuar kundër mikut të presidentit, zëvendësit të dikurshëm në postin e guvernatorit, nën presionin e kërkesave islamike të cilët i kanë kërkuar masat myslimane të mobilizuar. Presidenti Jokovi Ma’rufin e ka dominuar për nënkryterain e vet pikërisht për shkak të arsyeve të tregojë përcaktimin për islam dhe mbrojtje të vlerave të islamit, ashtu që këtë mënyrë të përvetësoj votuesit mysliman.

Nominimi i Ma’rufit konsiderohet në të vërtet veprim makiavelist i presidentit Jokovi, edhe pse ai si kandidat e ka preferuar ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të Indonezisë. Por, për shkak të rëndësisë së madhe të diskursit islam në politikën e Indonezisë, kandidatura e dijetarit islamik më të njohur dhe zyrtarit më të lartë të administratës islame për nënkryetar flet për ate se në Indonezinë demokratike politika nuk mund të ndahet nga Islami pa shkaktuar pasoja të mëdha. Edhe pse zyrtarisht është sekulare, Indonezia megjithatë është vend mysliman, ndërsa roli i islamit në shoqëri, ekonomi dhe politikë sot u bë e pashmangshme.

Për shkak të prejardhjes modeste socioekonomike të presidentit Jokovi dhe fakti se partinë e tij demokratike për zhvillim(PDIP), rivalët politik e identifikojnë me diskursin e majtë, duke u përpjekur që Jokovin të akuzojnë për prirje për komunizëm ndërsa për shkak të përcaktimit të tij për mbrojtjen e pluralizmit dhe pakicave gjoja për veprim aniislamik. Megjithatë, kredibilitetin e vet islamik, Jokovi e ka konfirmuar me zgjedhjen e dijetarit islamik dhe zyrtarit t lartë të administratës islame, Ma’ruf Aminin për kandidatin e vet për nënkryetar.

Fuqia mobilizuese e islamit në politikën e Indonezisë e pavërejtur edhe ish gjenerali Probovo Subianto. Probovoa, pjesëtar i shtresës elite të ish regjimit autokratik sot gëzon kredibilitetin e nacionalistit serioz ndërsa në kohë të fundit edhe simpatizues i islamistëve. Ai gëzon përkrahjen e islamistëve edhe pse nuk vjen nga ajo fushë. Për më tepër kritikohet për rolin e tij në shuarjen e lëvizjes islame secesioniste për autoniminë e krahinës së Acehut në veri të Sumatrës, gjatë kohë kur ishte ish gjeneral dhe dhëndëri i Suhartosë ishte komandant i njësive speciale elite të ushtrisë së Indonezisë, por edhe për raste tjera të shkeljes së drejtave njerëzore, sikur urdhërave të supozuara për kidnapimin e aktivistëve studentor, apo për urdhërin me të cilin janë vrarë civilët në Timorin Lindor.

Se këto akuza nuk kanë ndikim në disponimin e islamistëve dëshmon mbështetja të cilin Prabovoa i ka ofruar Amin Rais, lider i lëvizjes reformatore dhe personaliteti më i shquar, do të thonim madje, sinonim i luftës reformatore për demokratizimin e Inodnezisë partia e të cilit për besim të popullit PAN mbështet kandidaturën e Prabovoas për president. Gjërat prej asaj dukshëm kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Këtu vie gjer te shprehje paradokset e kompleksitetit dhe fluiditetit i islamit indonezian dhe roli i diskursit islam në luftën politike për pushtet.

Jokovi i shkathtë në kohën e fundit po i viziton medresetë përgjat g Indonezisë, e ndonjëherë mund të shihet se edhe udhëheq namazin në cilësi të imamit, gjë që natyrisht shkakton kënaqsi tek populli i thjeshtë mysliman.Edhe pse disa kritikë këtë e vlerësojnë “instrumentalizimi “ i islamit,perceptimi i votuesve në raport të kandidatit ndaj islamit konsiderohet legjitime dhe e pranueshme, bile edhe e preferuar.

Mungesa e kredibilitetit islamist tek Prabovoa nuk ishte pengesë që islamistët ta pranojnë si kandidat të tyre, sikurse grupet selefiste ashtu edhe partit moderne islame PAN-i dhe PKS-ja, të cilat e kanë mbështet kandidaturën e tij. Arsye për shkak se islamistët e mbështesin Prabovoan është gatishmëria e tij të pranojë kërkesat e rëndësishme të islamistëve kur është fjala për islamizimin e Indonezisë. Administrata e presidentit Jokovi ka ndaluar partinë radikale panislamike Hizbu Tahrir, partinë e vogël por domethënëse e cila është përpjekur për formimin e kalifatit islamik. Grupet radikale islamike këtë veprim të administratës së Jakovit e kanë vlerësuar akt antiislamik. Kundërshtimi i dytë i islamistëve radikal dhe ultrakonzervativ presidentit Jakovit është pretendimi i tij i ndjekjes së liderit popullit të frontit islamik për mbrojtjen e islamit(Front Pembela Islam-FPI). Liderit të kësaj lëvizjeje konservative islame Rizieku Shihabu i janë adresuar akuzat e ndryshme. Për të shmangur dënimin Shihabi e ka braktisur Indonezinë dhe gjendet në Arabinë Saudite. Prabovoa islamistëve i ka dhënë garancionet jo vetëm që do të mundësojë kthimin e Shihabit në Indonezi në rast se me 17 prill zgjidhet për president të republikës, bile do të ja dërgoj avionin e tij personal. Sonadazhet zgjedhore tregojnë se Prabovoa me siguri nuk do të zgjidhet për president, përkundër përkrahjes së islamistëve. Islamizimin normativ evokojnë jo vetë islamistët radikal por edhe tradicionalistët dhe modernistët islamik. Gjat dy dekadave të demokracisë në Indonezi ka ardhur gjer te emancipimi i opsioneve të ndryshme islamike dhe rolet e tyre të rëndësishme në shoqëri dhe politikë. Kërkesat për islamizim lëvizin nga futja e disa aspekteve të drejtës së sheriatit në nivele rajonale, fushata për zvogëlimin e moshës legale për martesave sheriatike, ndalesën e shitjes së alkolit, gjer te thirrjet që nëpunësit shtetëror të mbajnë uniforma islame, etj.

Se myslimanët e Indonezisë islamin e kuptojnë seriozisht dëshmon edhe rasti i dënimit me burg të shqiptuar guvernatorit krishter të Xhakrtës për blasefiminë e islamit, në mbrojtjen e të cilit nuk mori anë as miku i tij, presidenti Jokovi, duke u frikësuar të mos shkaktojë reakcionet negative të myslimanëve. Sa është islami politik çështje e ndjeshme në Indonezi dëshmon edhe aktgjykimi për blasfemi në Medan të Sumatrasë me ç’rast një personi është dënuar për blasfemi e cila është ankuar se thirrja për namaz(ezani) ishte i zëshëm. Sa janë bërë politikan të ndieshëm në fuqinë në rritje dhe ndikimin e islamit flet dhe e dhëna se presidenti Jokovi ka planifikuar që nga burgu të lirojë para kohe Ebu Bekër Bashirin, liderin e lëvizjes ekstremiste Xham’al Islamije i cili mban burgun për organizimin e sulmeve teroriste në klubet e natës në Bali. Beshiri nuk është lëshuar në liri pasi që nuk deshti të pranojë parimin sekular të Indonezisë(Panca Sila).

Duke marr parasysh se Indonezia është shteti mysliman shumicë sunite raporti ndaj pakicës së bashkësisë shiite është tregues në atë mënyrë që tregon në rritjen e sektarizmit ndërmysliman. Numri i i shiitëve në Indonezi vlerësohet në 1 -2 milion. Rivalët e tyre selefistët këtë numër e zmadhojnë bile gjer në 5 milion. Me këtë duan të tregojnë gjoja kërcënimin nga prozelitizmi dhe militanzmi shiit. Raporti antagonist ndaj myslimanëve shiit nuk po tregojnë vetëm selefistët konservativ por edhe tradicionalistë. Dega e Këshillit për fetva të Indonezisë(MUI) në krahinën Java lindore ka dhënë fetvan me të cilin myslimanët shiit i ka shpallur sekt devijues islam. Atë vit banorët shiit të qytetit Sampang janë përndjekur nga shtëpitë e tyre, ndërsa kundër liderit të tyre Taxhul Muluk është ngritur akua për blasfemi, pas së cilës Muluki është dënuar me dy vite burg .

Në vitin 2014 grupet e ashpra islamike kanë formuar aleancën nacionale antishiite(ANNAS). Guvernatori i qytetit Bogor në krahinën e Javasë perëndimore, Bima Arja para ca kohe ka ndaluar manifestimin publik të shënimit të Ashurës të cilin myslimanët shiit e praktikojnë. Ish ministri për çështjet fetare të Indonezisë Surjadharma Ali një kohë ka deklaruar se pjesëtarët e bashkësisë shiite për çështjet të sigurisë më së miri do të ishte të pranojnë mësimin sunit. Minsitri shtetëror përgjegjës për mbrojtjen e drejtës kushtetuese dhe ushtrimin e fesë në Indonezi, shkollën juridike shiite e quajti sekt heretik. Duke marr parasysh se bashkësia shiite e kërcënuar, edhe pse në Indonezi shiizmi daton qysh nga koha e ardhjes së islamit, shiitët janë të organizuar në dy organizata më të rëndësishme dhe kanë bashkëpunim shumë konstruktiv me bashkësit tjera pakicë dhe janë të identifikuar si organizata të shoqërisë civile në Indonezi. Xhelaludin Rahmat, njëri nga liderët më të shquar të bashkësisë shiite në Indonezi, politokologu i cili dikur ka studiuar në Univesitetin kombëtar australian në Kanbera(ANU) është zgjedhur në parlamentin e Indonezisë (MPR) dhe ate në listën e partisë PDIP-së të Jakovit.

Rahmati i cili udhëheq organizatën shiite Ikatan Jamaah Ahlulbait Indonesia(IABI) është intelektual i shquar i cili më parë është afirmuar në organizatën moderne reformatore islame Muhamedija të cilën në atë kohë e kanë udhëhequr reformatorët më eminent islam Amin Rais dhe Muhamed Shajafi Ma’rif, të dytë studentët e profesorit Fazlur Rahman në Universitetin e Çikagos.

Ahmed Hidajet, lideri i organizatës së dytë shiite Ahlulbait Indonesia(ABI) thekson se armiqësia dhe jotoleranca ndaj myslimanëve shiit nuk ka qenë kurrë më e madhe se që tani është rasti. Përbuzja ndaj shiitëve ka ekzistuar edhe gjatë viteve tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, posaçërisht pas revolucionit islamik në Iran. Në atë kohë, konsideron Hidajeti, regjimi autokratik i Suhartosë, me siguri në marrëveshje me amerikanët dhe sauditët ka kërkuar nga Këshilli për fetva i Indonezisë (MUI) që të bjer fetvan me të cilën në opinion do të tregoj gjoja rrezikun nga mundësia e shpërthimit të revolucionit islamik në Indonezi, të cilën do të mund të inkurajonin aktivistët shiit me përkrahjen e Iranit. Aktivistët e bashkësisë shiite refuzojnë çdo mundësi të veprimit të tyre politik antiligjor të bashkësisë së tyre, duke theksuar shembullin se revolucion as që është në mend të liderëve të bashkësisë së tyre, dhe se ajo është fenomen historik në kontekstin e shoqërisë indoneziane. Shiitët e Indonezisë refuzojnë çfarëdo lloj dhune dhe respektojnë kushtetutën e vendit të tyre, Indonezisë.

Hidajet cek shembullin e Libanit në të cilin lëvizja politike e Hezbollahut ka fuqinë e madhe dhe në çdo moment mund të merr kontrollin mbi tërë shtetin dhe proceset e saj politike. Hezbollahu atë kurrë nuk e ka bërë, pasi që ai është besnik parimeve të pluralizmit politik dhe veprimit politik koncensual me bashkësit tjera myslimane dhe krishtere. Shembuli i dytë është Iraku me shumicë shiite. Ky shtet poashtu nuk e ka zbatuar modelin e revolucionit islamik, por e ka zgjedhur sistemin autokton vetanak dhe sistemin demokratik, duke marr parasysh se respekton parimet e shoqërisë pluraliste në të cilin nuk mund të zbatohen kritere të njëjta, sikurse që ishte rasti me Republikën Islame në Iran, në të cilin revolucioni islamik është kryer në kontekstin tjetër politik dhe historik.

Disa analistë besojnë se fushatën antishiite në Indonezi e udhëheqin organizata myslimane selefiste dhe tradicionale të cilat për këtë qëllim kanë formuar edhe organizatat formale të cilat i mbështesin dhe financojnë disa burime nga Arabia Saudite dhe Katari. Për kët pjesëtarët e bashkësisë shiite mbështesin ato opsione politike në Indonezi për të cilat besojnë se janë përkushtuar sinqerisht në mbrojtjen e pluralizmit dhe tolerancës kundrejt bashkësive pakicë. Prandaj intelektuali shiit dhe deputeti aktual Xhelaldun Rahmat është protagonist i opsionit aktual PDIP e cila konsiderohet më tolerante ndaj pakicave. Agjenda politike islame të cilën e prezanton kandidati për presidnet të Indonezisë Prabovoa Subianto daton nga viti 2016, kur koalicioni i lëvizjeve konservative islame arriti të mobilizojë miliona mysliman i cili aktivitet e rrëzoi guvernatorin jomysliman. Instituti për analizën politike të konflikteve në Xhakarta(IPAC) ka prodhuar raportin detaj për koalicionin e përmender islamik, qëllimet e saja dhe rolin në luftën politike. Pasi që Këshilli islamik për fetva të Indonezisë(MUI) ka dhënë fetvan me të cilën deklaratat e guvernatorit i ka vlerësua blasfemi, në bazë të fetvas të cekur(Fetvat e MUI-së nuk kanë karakter juridik ligjor, por vetëm karakter këshillëdhënës). Me 2 dhjetor 2016 është themeluar Lëvizja kombëtare për mbrojtjen e fetvasë.

Këtë lëvizje e përbëjnë më shumë organizata islamike të tubuar në koalicionin e fuqishëm interesi. Ndikim më të madh ka lëvizja selefiste-moderne të cilën e udhëheq Bahtjar Nasir, sekretari gjeneral të shoqatës intelektuale të ulemasë së re të Indonezisë(MIUMI), kryetar i alimëve saudit në Indonezi dhe alimëve të Universitetit islamik në Medine i cili më parë ishte anëtar i Këshillit qendror të Këshillit të fetvasë të ulemasë së Indonezisë(MUI). Bahtjarin disa e akuzojnë për rasizëm për shkak të kritikave të tija në llogari të pakicës kineze të pasur, pjesëtar e të cilëve i akuzon për pozitën jo të volitshme socio-ekonomike të myslimanëve. Përveç kësaj Bahtjari e ka kritikuar edhe shkalën e madhe të investimeve të cilat vijnë nga Kina për të cilat beson se nuk janë për të mirën e Indonezisë, në të cilat presidenti aktual Jokovi bazohej për të zhvilluar infrastrukturën e vendit. Probovoa poashtu e ka kritikuar Jokovin për afërsinë me Kinën duke paralajmëruar se Kina do të mund të gëlltit Indonezinë dhe e ka bërë vasal të Kinës, e akuzoi Jokovin se fatin e Indonezisë e ka dorëzuar në duar të Republikës Popullore të Kinës. Këto gjëra nuk duhet vështruar jasht kontekstit, dhe të shiqohet nga prizmi i gjeopolitikës globale të marrëdhënieve të fuqive të mëdha.

Prandaj vlen të theksohet se interesat globale gjeopolitike të administratës amerikane përputhem me kërkesat e islamistëve konservativ në Indonezi ashtu që nuk është jologjike të supozohet se grupet konservative islamike gëzojnë nivelin e caktuar të përkrahjes amerikane të cilët me siguri kanë kontratë të caktuar me Arabinë Saudite e cila ka qëllim të fuqizojnë forcat konservative islame si aleat të ardhshëm në ballafaqim me Kinën. Ky proces ka perspektivë afatgjate. Bile edhe në rast se nuk realizohet në këto zgjedhje, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë më shumë gjasa. Pason Fronti për mbrojtjen e Islamit(FPI) të cilin e udhëheq Riziek Shihab dhe pastaj partia e ndaluar Hizbu Tahrir Indonesia (HTI). Vahdah Islamija të cilin e udhëheq Zaitun Rasmin, mbështetjen më të madhe e ka në Makassar në ishullin Sulavesi i cili poashtu është pjesë e koalicionit konservativ i cili e mbështet Prabovoan. Agjendën e tyre e ndan edhe Forumi i myslimanëve të Indonezisë(FIU) me të cilin udhëheq Muhamed al Haththath dhe disa shoqata islame konservative. Është karakteristike se interesat pragmatike të Frontit për mbrojtjen e islamit(FPI), rrjetit të organizatave selefiste, të cilat në pikëpamje teologjike dhe strategjike nuk kanë shumë të përbashkët, kanë konvergjuar në nivelin pragmatiko-taktik dhe se bashkë e kanë mbështet kandidaturën e Prabavoas.

Ky koalicion islamik sot ofron mbështetje të fortë dhe praktikisht sigurin legjimitetin kandidatit presidencial Prabovoas. Fronti i përmendur konservativ islamik kërkon islamizimin e Indonezisë, por nuk po insiston në shpalljen formale të ”shtetit islamik” apo të aplikimit të drejtës së sheriatit si ligj shtetëror. Transformin islamik të Indonezisë përpiqet të arrij me aktivizim duke shpresuar se në rast se zgjidhet president, Prabovoa do të duhej të realizojë kërkesat e tyre. Në ndërkohë hedh poshtë përdorimin e metodave të dhunshme, kryesisht duke u përqendruar në metodat edukative dhe dava. Metodologjua e grupeve të sipërpërmendura dhe forma e veprimit të tyre politik të kujton shembujve të islamizimit të cilët jamë zbatuar në shtete tjera myslimane, posaçërisht në Malajzi, Pakistan, Sudan dhe Maroko, ku liderët politik modelin e islamizimit e kanë zgjedhur si formë e modernizimit të shoqërisë dhe islamizimin e administratës shtetërore, të cilët më parë nuk kanë pasur ndonjë kredibilitetit personal të dijetarëve islam.

Bahtijar Rasmin janë liderët selefist më të njohur në Indonezi. Nga ana tjetër partnerët e tyre nga fronti tradicionalist për mbrojtje e islamit(FPI), angazhohen për implementim formal të drejtës islame dhe janë serioz në kërkesat e tyre islame, pasi që po kërkojnë restaurimin e Kartës së Xhakartës, dokument i cili gjatë kohës së shqyrtimeve të cilët janë udhëhequr gjatë viteve katërdhjeta të shekullit të kaluar, para shpalljes së pavarësisë së Indonezisë, në momentin fundit është refuzuar dhe nuk ka hyrë në kushtetutën e Republikës së Indonezisë. Po të ishte miratuar, Indonezia de fakto do të ishe shpallur shtet islamik, pasi që kjo kartë parasheh që myslimanët e Indonezisë duhet të jetojnë në pajtim me parimet e islamit. Numri i madh i anëtarëve të FPI-sl vjen nga radhët e organizatës tradicionale islame Nahdatul Ulema(NU). Gjersa grupet selefiste kundërshtojnë tradicionalistët, posaçërisht shënimin e ditëlindjes së pejgamberit(mevludin), anëtarët e FPI-së kanë përqafur me të madhe këtë traditë simbolike islame.Edhe pse në mënyrë të njëjtë mbështesin Probavoan, “Koalicioni 212” megjithatë nuk është unik. Është ndarë sipas bazave të ndryshme, nga dallimet teologjike-doktrinare, rivaliteteve personale, dhe marrëdhënieve politike-pragmatike kundrejt zgjedhjes së kandidatit. Kohesionin e këtij koalicion islamik e ka prishur shkuarja e Riziek Shihabit, liderit të FPI-së i cili gjendet në Arabinë Saudite. Me mungesën e tij është dobësuar ndikimi i përkrahësve të Kartës së Xhakartës dhe njëkohësisht është fuqizuar pozita e selefistëve në këtë koalicion të cilët kërkojnë islamizimin e shoqërisë duke kërkuar rolin më të madh të shtetit në sferën e mbrojtjes së moralit publik. Aleatin politik e kanë gjetur në gjeneralin Prabovoan Subiantu. Prabovoa në fjalimet e t’ia, ka premtuar se do të kthejë nderin dhe dinjitetin ulemasë islame cilin rol në luftë për arritjen e pavarësisë nga Holanda posaçërisht e ka lavdëruar, por do të mbrojë edhe krerët tjerë fetar.”Do të garantojmë respektin i cili i takon ulemasë, do t’i mbrojmë prej ndjekjeve kriminale. Nuk do të lejojmë që ulemaja dhe liderët tjerë fetar të nënçmohen”. Ka premtuar se do të përparojë pozitën e shkollave fetare dhe do të themelojë institucionet fetare të cilat do të jenë kryesisht të fokusuara në haxh, dhe në marrëveshje me Arabinë Saudite do të mundësoj ndërtimin e kapaciteteve vetanake për akomodimin e haxhive nga Indonezia. “Islami në Indonezi është bekimi i Zotit, nuk guxojmë të damkosim grupet e caktuara. Në rast se dëgjoni që dikush me zë e shqipton tekbirin Allahu ekber-Allahu është i madh, kjo askujt nuk i paraqet kërcënim, kjo është madhërimi i Zotit. Le të klithin edhe të krishterët Hallelluaj. Të jesh religjioz nuk do të thotë të jesh ekstremist ose fanatik”, ka deklaruar vet Prabavoa duke shqiptuar tri herë tekbirin. Kjo retorikë, konsiderojnë analistët, është përgjigje presidentit Jokovit për zgjedhjen e tij të Ma’ruf Aminit për nënkryetar. Arja Fernandes hulumtues i Qendrës për studimet ndërkombëtare strategjike në Xhakarta (CSIS), konsideron se kjo retorikë para gjithash është dërguar anëtarëve të koalicionit të ashpër islam 212 dhe oportunistëve politikan të cilët me 2 dhjetor 2016 kanë ndihmuar në rrëzimin nga pushteti të guvernatorit Basuki Tjahaja Purnama(Ahoka).

Aleanca e Prabovoas me islamistët radikal është sinjal se, theksojnë ekspertët, agjenda islamike mund të paraqet kërcënim demokracisë së re dhe të brishtë indoneziane se poqese fiton Prabovoa në garë për president të Indonezisë. Në atë rast aleatët e tij do të mund të kërkojnë implementim e drejtës së sheriatit në republikën sekulare. Alexander Raymond Arifianto, hulumtues i Qendrës për Indonezi në shkollën S. Rajaratnam për studimet ndërkombëtare të Universitetit teknologjik Nanzang në Singapor konsideron se këtu flitet për dy skenar të mundshëm, i pari është Prabovoa si nacionalisti popullist i cili luan në kartën e islamit dhe ka të bëjë me atë se ai shtiret, ndërsa të tjerët thonë se në rast se fiton do të duhej të plotësoj kërkesat e islamistëve. Kandidati për nënkryetar Sandiaga Uno në konferencë për gazetar në Klubin e korrespodentëve të huaj dhe gazetarëve në Xhkarta ka deklaruar se Prabovoa gjer tani ishte mysliman vetëm sipas emrit në letërnjoftim, por ai tani me të vërtetë po përjeton transformimin personal islam dhe është bërë i devotshëm, por që të dytë i respektojnë të gjitha religjionet. Presidenti aktual Jokovi është në përparësi të madhe. Sipas sondazheve të agjensionit LSI Jokovi-Amin po udhëheq me 53,2% gjersa lista Prabovoa-Uno 31,2%. Por, akoma janë më shumë se 10% të votuesve të papërcaktuar, ashtu që Prabovoa përpiqet të zvogëlojë dallimin duke kultivuar votat e islamistëve radikal. Lufta për përvetësimin e votave të besimtarëve mysliman natyrisht është pjesa kryesore e strategjisë të të dy ekipeve garuese. Gjer në çfarë mase islami figuron në këto zgjidhje më së miri ilustron shembulli në krahinën Aceh, rajonit të vetmin indoneziam në të cilin aplikohet e drejta e sheriatit. Në këtë krahinë së fundi kishte thirrje serioze kandidatëve presidencial të shfaqin performancën e tyre në leximin e Kur’anit, por asnjëri nga kandidatët nuk ka pranuar eksplicitivisht të merr pjesë në këtë lloj gare. Marsjudin Ishak, kreu i Asociacionit të ulemasë islame në krahinë thekson se”kandidatët për president dhe zëvendësin e tij duhet të kenë aftësi të larta lidershipe, për ata është me rëndësi që liderët e tyre të dinë të lexojnë Kur’anin, në rast se nuk dinë kjo automatikisht i diskualifikon e njëri nga treguesit është edhe aftësia e recitimit të Kur’anit”.

Për Ishakun është i rekomandueshëm që Prabovoa jep premtime të bukura myslimanëve, por ai konsideron se kredibiliteti islam është papritur në rastin e Ma’ruf Aminit. Për këtë shkak zgjidhja e Jokovit e Ma’ruf Aminit për kandidatin e tij për nënkryetar është indikacion se Jokovi do të fitojë edhe mandatin e ardhshëm presidencial. Jokovin e mbështet organizata më e madhe tradicionaliste islamike Nu-ja dhe pjesëtarët e religjioneve tjera, ndërsa politika e tij konsiderohet inkluzive dhe është garanca më e madh e ruajtjes së shoqërisë pluraliste dhe tolerante.

Këtë e ka vënë e re shumë bukur shkrimtari indonezian Eka Kurniavan, edhe pse Jokovi me siguri do të fitojë edhe një mandat presidencial, islamistët në Indonezi veç kanë fituar, pa marr parasysh se kush do të jetë presidenti i ri, pasi që agjendën islame e kanë pranuar të dy kandidatët presidencial.

Kjo më së miri flet për fuqinë dhe ndikimin politik të islamit në Indonezi. Ajo çfarë ka ndodhur në Turqi, sot po ndodh në Indonezi. Përpjekjet e shteteve perëndimore që shoqëritë myslimane të largojnë nga vlerat islame gjithnjë e më shumë janë të pasuksesshme. Sekularizmi rigjid moti është transferuar në margjinat e historisë. Ajo që shqetëson është pikërisht radikalizmi i diskursit ndërmysliman, polarizimi, sektarizmi dhe jotoleranca në rritje në mes vet myslimanëve. Këto ndarje do të mund të instrumentalizohen si katalizator të konfliktit ndërmysliman me qëllim të prodhimit të kaosit të kontrolluar.

Shënimet

After Ahok: The Islamist Agenda in Indonesia, Institute for Policy Analysis of Conflict- IPAC, 6. April, 2018., IPAC Report No. 44

Azis Anwar Fachrudin, Questioning Prabowo’s alliance with Islamists,

New Mandala, 15. March, 2019. Online

Questioning Prabowo’s alliance with Islamists

Dewi Elvia Muthiariny, Prabowo to Pick Up Rizieq Shihab If Wins in 2019 Election, Tempo.Co, 27. February, 2019., Online: https://en.tempo.co/read/1180029/prabowo-to-pick-up-rizieq-shihab-if-wins-in-2019-election

Edward Aspinall, Diego Fossati, Burhanuddin Muhtadi & Eve Warburton, Mapping theIndonesian political spectrum, New Mandala, 24 Apr, 2018

Online,https://www.academia.edu/36941125/Mapping_the_Indonesian_Political_Spectrum

Endy Bayuni, Indonesia’s Shiite minority feels the heat, Foreign Policy, 7. September, 2012. Online: https://foreignpolicy.com/2012/09/07/indonesias-shiite-minority-feels-the-heat/

Erin Cook, Jokowi’s cute political ploy has become a campaign sensation, The Interpreter, 9. April, 2019. Lowy Institute of International Policy

Online: https://www.lowyinstitute.org/the-interpreter/jokowi-s-cute-political-ploy-has-become-campaign-sensation

Kodrat Setiawan, Jokowi Bakal Resmikan Makassar New Port, Februari 2019

Tempo.Co, Jumat, 25 Januari, 2019.

https://bisnis.tempo.co/read/1168696/jokowi-bakal-resmikan-makassar-new-port-februari-2019/full&view=ok

Resty Woro Yuniar, Indonesia’s Prabowo Subianto plays to Muslim voters in a twist of faith before election, South China Morning Post, 19 Jan, 2019

Online, https://www.scmp.com/week-asia/politics/article/2182742/indonesias-prabowo-subianto-plays-muslim-voters-twist-faith

Sheith Khidhir, Minorities matter in Indonesia’s election, The Asean Post, 10 April 2019. Online: https://theaseanpost.com/article/minorities-matter-indonesias-election

Sheith Khindir, Indonesia’s youth want more Islam, The Asean Post,

7 April 2019. Online: https://theaseanpost.com/article/indonesias-youth-want-more-islam

Understanding the 212 Movement in Indonesia, 18. April, 2018

Online: https://jakartaglobe.id/context/understanding-212-movement

Wulan Kusuma Wardhani, Muslim and Minority: Shias’ Struggle in Indonesia, 27. Une, 2016. Online: https://magdalene.co/story/muslim-and-minority-shias-struggle-in-indonesia

OPINIONE