Zgjidhja e krizës së Katarit nis me kërkimin e faljes ndaj këtij vendi dhe heqjen e bllokadës

Nëse Katarit i kërkohet falje dhe hiqet bllokada për këtë vend, atëherë kjo është pikënisja e zgjidhjes së krizës së Katarit.

Kështu deklaroi ministri i mbrojtjes i Katarit i cili në një intervistë për kanalin shtetëror tha se vetëm në rast se i kërkohet falje Katarit dhe hiqen sanksionet atëherë mund të fillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Kuvajtit. Khaled Bin Muhamed Atie ndër të tjera tha: Rrugëzgjidhja është e qartë dhe vendet sanksionuese duhet të heqin dorë nga hakimi i sajteve informative të Katarit dhe të heqin dorë nga tjetërsimi i deklaratave të Sheik Tamim Bin Hamd emir i Katarit. Katari është i gatshëm për bisedime në të gjitha fushat dhe është i gatshëm të futet në këto bisedime me kushtin e zbatimit të respektit reciprok, respektimin e tërësisë territoriale dhe në këtë fushë mbështet përpjekjet e Kuvajtit. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet dhe Bahrejni, e akuzojnë Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe prej këtij vendi kanë kërkuar të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne