Zhupa: Veliaj hap tender fiktiv, kërkon të mobilojë me 26 mln lekë bibliotekën e Kombinatit, ambientet e saj janë të papërdorshme dhe pallati do të shembet

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun e Erion Veliaj.

Përmes një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale, Zhupa deklaron se Veliaj kërkon që të mobilojë Bibliotekën e Kombinatit, në një kohë që ambientet e saj janë krejtësisht të papërdorshme. Vetë Zhupa ka shkuar pranë pallatit ku ndodhet Bilioteka dhe tregon se si mbientet janë të boshatisura.

Ina Zhupa shton gjithashtu se, pallati ku ndodhet Biblioteka do të shembet, kurse paratë që Veliaj pretendon të mobilojë atë, sipas zëdhënëses së selisë blu, do të vidhen.

Këtu ndodhemi në lagjen Kombinat të Tiranës. Prapa meje është pikërisht Biblioteka e njësinë nr.6 e cila siç mund ta shikoni është e mbyllur dhe pa asnjë mobilje brenda, pasi, pallati në të cilin ndodhet biblioteka ek saj njësie është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Ky pallat tashmë ndalohet për të banuar dhe pritet që të shembet nga Bashkia Tiranë. Por kjo nuk e ka ndalur Erion veliajn që Bashkinë Tiranë që të bëjnë një tender fiktiv dhe të mobilojnë këtë ambint të papërdorshëm. Në momentin që nga këtu kanë dalë librat do të thotë që ky ambient është i papërdorshëm. Në relacionin teknik ata shkruajnë se ambienti është në gjendje shumë të mirë, është investuar në të në vitin 2016 dhe thjesht do të bëhet një ndarje leximi. Por, të gjitha këto janë të pavërteta. Në rastin më të mirë është një shpërdorim fondesh dhe në rastin më të keq është një vjedhje nga Veliaj dhe nuk dihet se ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Përtej atyre videove me rregullime e investime të mrekullueshme, kemi një vjedhje dhe një tender fiktiv. Këto para mund të ishin investuar për qytetarët e Kombinatit, por ata nuk janë përparësi e kryebashkikut të emëruar dhe nuk kanë rëndësi për të,”– shprehet Zhupa në video.

Krah videos, ajo ka shkruar gjithashtu të njëjtën gjë, teksa thekson se Veliaj duhet të përgjigjet se ku shkojnë 26 milionë lekët që po u vjedh qytetarëve.

Veliaj hedh 26 milion lek “ në ajër” për të mobiluar bibliotekën e Kombinatit që tashmë nuk ekziston, sepse ndodhet në një pallat të shpallur të pabanueshëm që do shembet si pasojë e tërmetit! Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik… Kjo biblotekë ka një ambjent jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për biblotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri’. Ndërkohë realtiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake. Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?

Veliaj para pak ditësh na tregoi një film fantashkencë që Hollyëood do ja kishte zili për milarda euro që do investoheshin në Kombinat, ndërkohë realiteti është ju zhduk banorëve të Kombinatit edhe 26 milion lek të vjetra për një investim që nuk ekziston. Propagada si përherë nuk ka lidhje me realitetin. Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qeraja për familjet e pastreha nga termeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që ska parësore interesat e qytetarëve!”– shkruan Zhupa.

/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne