Zuzari sionist me thirrje për genocid në Gaza

Ish-zyrtari i shërbimit inteligjent sionist Mossad, Rami Igra, tha në një emision në Channel 11 se “të gjithë civilët në Gaza janë fajtorë”. Ky zuzar sionist beson se të gjithë mbi moshën katër vjeç në Gaza janë mbështetës të Hamasit dhe meritojnë t’i nënshtrohen politikës së ndëshkimit kolektiv të Izraelit, i cili mohon ushqimin, ilaçet dhe ndihmën humanitare.

Ai tha: “Të gjithë në Gaza janë të përfshirë, të gjithë votuan për Hamasin, të gjithë mbi moshën katër vjeç mbështesin Hamasin. Qëllimi ynë aktual është t’i kthejmë ata nga mbështetës të Hamasit në njerëz që nuk e pëlqejnë Hamasin.”

 

Duke komentuar këtë deklaratë fashiste, gazeta britanike Middle East Monitor theksoi se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët izraelitë nxisin vrasjen e civilëve në Gaza. Konkretisht,nëntorin e kaluar, ministri i Trashëgimisë Kulturore, Amichai Eliyahu, tha se hedhja e bombës bërthamore në Gaza është një zgjidhje e mundshme për shkatërrimin e saj dhe se është një opsion që duhet studiuar.

Gjatë kësaj kohe, forcat pushtuese sioniste, për të 134-ën ditë radhazi, vazhdojnë agresionin e tyre intensiv dhe të vazhdueshëm kundër Rripit të Gazës, duke kryer dhjetëra sulme ajrore dhe bombardime nga toka dhe det, duke kryer masakra të përgjakshme ndaj civilëve palestinezë dhe krime gjenocidale, pasojat e të cilave janë dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur, kryesisht fëmijë dhe gra, me mijëra të tjerë të vrarë e të plagosur nën rrënoja./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne