Shqiperia

Zv.KM Braçe sulmon ashpër Veliajn: Prej dritares sime shoh pyllin orbital të betonit, nëse s’do të hash diçka kokës…

Është bërë e zakonshme që zv.kryeministri Erion Braçe të tregohet i ashpër në rrjetet sociale, qoftë edhe me detyra apo gabime që i përkasin qeverisë ku ai bën pjesë.

Së fundi Erion Braçe ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, në mënyrë indirekte, pasi ironizon me pyllin orbital të betonit që gjendet poshtë banesës së tij.

Bëhet fjalë për rrugën Faik Konica në Kodrat e Liqenit Artificial që sipas Braçes është duke u pushtuar nga një biznesmen privat, që do të ndërtojë aty në pallat shumëkatësh.

Braçe shton se edhe pse janë kryer disa investime në këtë rrugë, dhe ishte planifikuar që ajo të kthehej në një pedonale për qytetarët apo korsi për biçikletat, përfundimi që është arritur është zaptimi i gjysmës së trotuarit nga ana e ndërtuesit.

Postimi i plotë i Braçes:

Prej dritares sime: Kantieri i madh i pyllit orbital te betonit!

Une nuk e di se kur do gjendet nje ekuilibër midis ketyre qe duan te fitojne e te fitojne dhe, ne te tjereve qe duam te jetojme e te jetojme!

Si ka mundesi qe keta qe fitojne e fitojne, as e paten e as do e kene kulturen e mos cenimit te asaj qe eshte e perbashket, publike, per te gjithe! Shiheni, njeri nga keta e zuri gjysmen e trotuarit; e quan rrethim kantieri!

Deri tre dite me pare, te shtunen, ishte ne kufijtë e tij, sot jo me! Tre dite me pare, bertita une, u be sikur u reagua! Madje dhe investitori me shkruajti, donte gjysmen e trotuarit.

I thashe dhe atij, ne kete qytet nuk rroni vec ju qe fitoni e shtoni, por edhe ne qe duam te jetojme si njerez.

As kuptoi e as u bind! Trotuari sot eshte i zene ne gjysmen e tij; per te ai eshte funksional sepse eshte 1 meter i lire! Nje vit me pare, ne kete rruge u investuan 1 milion USD.

U nis per pedonale-pedonale nuk eshte me; U nis me korsi bicikletash-korsi bicikletash nuk ka me;

U nis me trotuare-ka vec nje trotuar nje meter sepse tjetri nuk vlen per pak nese sdo te hash dicka kokes;

U nis me parkingje, nga ato ku merr ate kuponin tek bashkia-parkingje nuk ka me ose jane, por per makinerite e renda te kantierit! Madje madje, ndodh edhe me shume se kaq;

Kane vene tabela qarkullimi qe ne rrugen me nje sens te levizet per 230 meter (!!!!!!) ne krah te kundert, duke i rrezikuar me jete te gjithe! E pse? Qe te fitojne e fitojne keta dy investitoret e medhenj.

Ne tabele, duket nje rruge alternative, por jo, keta nuk mund ta nisnin nga ajo rruge, ajo hapesire ju duhet 100% per te bere leke! Kultura e te jetuarit bashke ne kete qytet as qe do ekzistoje ndonjehere!

E shkaterrojne parellinjte! Nga ish rruga Faik Konica, nisur per pedonale me kalldrem e kthyer ne rruge per makina te renda, kalofshi nje dite te mire!

OPINIONE