Zv.kryeministri turk reagon ndaj vendimit të “Standard&Poor’s”

Vendimin e agjencisë së klasifikimit të kreditit “Standard&Poor’s” lidhur me notën e kredisë së Turqisë Shimshek e vlerësoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Vendimi i S&P është një veprim dyshues në aspektin e përzgjedhjes së kohës për ta publikuar atë, shkruan zv.kryeministri Shimshek në postimin e tij, duke rikujtuar se më herët organizata kishte bërë të ditur se notën e kredisë së Turqisë kishte në plan ta rishikonte në muajin gusht.

Shimshek deklaroi se nuk ka pasur ndonjë zhvillim që ta shtynte agjencinë të publikonte më herët vendimin e saj lidhur me uljen e notës së Turqisë.

Duke cilësuar si të gabuar zgjedhjen e kohës për të ulur notën e kredisë, pikërisht pas vendimit të qeverisë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, zv.kryeministri Shimshek theksoi se analiza e S&P është e pamjaftueshme.

Duke deklaruar se turizmi këtë vit do të ketë një rimëkëmbje serioze, Shimshek sqaron në reagimin se tij disa nga reformat e bëra. “Ne sot po bëjmë realitet një reformë të rëndësishme për bizneset lidhur me menaxhimin e riskut të këmbimit valutor. Ne kemi bërë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila do të përmirësojë klimën e investimeve. Këto reforma do ti përshpejtojmë edhe më shumë pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit”, shkruan Shimshek.

Vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme e ka ulur pasigurinë politike dhe tregjet kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij vendimi, përfundon Shimshek vlerësimin e tij./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne