1000 civilë të vrarë në tre muaj: gjenocidi i koalicionit amerikan ndaj sirianëve

Vëzhguesit të Drejtave të Njeriut në Siri kanë deklaruar se nga pesë qershori e deri më tani, janë vrarë 1064 civilë sirianë në provincën Raka nga bombardimet e koalicionit amerikan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi i quajtur Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri i varur nga opozitarët sirianë të mërkurën ka publikuar një raport rreth situatës në provincën Raka dhe ka thënë: “Që nga 5 qershori deri më 20 shtator janë vrarë 1064 civilë sirianë gjatë bombardimeve të koalicionit amerikanë që në mesin e këtyre viktimave janë 248 fëmijë dhe 173 gra. 1048 civilët e vrarë nga sulmet e koalicionit amerikanë duke përfshirë 248 fëmijë dhe 173 gra janë banorë të qytetit Raka dhe 16 persona të tjerë në mesin e tyre 3 fëmijë dhe 4 gra janë banorë të fshatit Zur Shamr në brigjet jugore të lumit Eufrat./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne