Në Hagë u shfaq incizimi i pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës

Prokurorët në procesin gjyqësor në Tribunalin e Hagës, kundër të akuzuarve, Jovica Stanishiq, dhe Franko Simatoviq Frenki, e kanë shfaqur sot incizimin e pushkatimit të gjashtë myslimanëve të Srebrenicës, që e kanë kryer pjesëtarët e njësisë serbe, “skorpionët”.

Dëshmitar i prokurorisë ishte Goran Stopariq, pjesëtar i atëhershëm i “shkorpionëve”, i cili tha se ishte dëshmitar i këtyre vrasjeve, për të cilat tha se i ka urdhëruar komandanti i “skorpionëve”, Sllobodan Mediq, i njohur si Boca. Stopariq dje e ka vërtetuar aktakuzën se “skorpionët” ishin nën kontrollin e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Serbisë, shef i së cilës ishte i akuzuari i parë, Jovica Stanishiq, ndërsa i akuzuari i dytë, Franko Simatoviq Frenki, ishte operativisti kryesor, raporton agjencia Beta. Të dy këta persona akuzohen për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë, në periudhën 1991-95. Ky incizim i pushkatimit ishte shfaqur për të parën herë në Tribunalin e Hagës, në qershor të vitit 1995, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ishte i akuzuar për gjenocid në Srebrenicë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne