A e dinit që: Telefonat shtëpiakë pa kabëll, televizori, radio, laptopët, dhe tabletat prodhojnë të gjithë rrezatim të radiofrekuencave (RF), i njëjti lloj që prodhohet prej celularëve.

Rrezatimi që lëshohet nga një celular mund të penetrojë 4-6 centimetra në trurin enjë të rrituri. Sasia e RF që përthithet në kokë mund të reduktohet duke përdorur kufje me kabëll (jo bluetooth), në vend që ta ngjeshësh telefonin tek veshi.

Drejtori i Institutit të Kancerit në Universitetin e Pittsburhut lëshoi një paralajmërim para fakultetit dhe stafit në 24 korrik 2008, për të zvogëluar ekspozimin ndaj celularëve për shkak të një lidhjeje të mundshme mes rrezatimit të celularit dhe tumoreve në tru. Paralajmërimi i tij shkaktoi organizimin e një dëgjese në Kongres për lidhjen mes përdorimit të celularit dhe tumoreve.

Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve për Kancerin e OBSH shpalli në 31 maj 2011 se kishte shtuar rrezatimin prej celularëve në listën e agjentëve fizikë që “janë potencialisht kancerogjenë ndaj njerëzve” (agjentët e grupit 2B). Agjentë të tjerë të grupit 2B përfshijnë kafen, DDT, perimet e bëra turshi dhe plumbin.

Në 20 tetor 2011, Revista Mjekësore Britanike botoi një studim me 358 403 qytetarë danezë – studimi më i madh i këtij lloji deri më sot – që konkludoi se “nuk kishte lidhje mes turmoreve në sistemin nervor qendror dhe përdorimit afatgjatë të celularëve”./ bota.al

27