ABDULLAH ZËMBLAKU

Nga: Nexhat Ibrahimi

U lind në Bilisht, Korçë, më 1892, në një familje fetare e atdhetare. Mësoi në vendlindje e pastaj në Turqi. Pas kthimit u punësua si mësues, por pas disa vitesh e la detyrën, që të merret me detyrat dhe librat fetarë. Shkroi dhe përktheu mbi 30 libra: Bilbili i ri i hasreti Kur’anit, Cheriati i Muhammedit, Mevludi sherif etj. Komuniteti Musliman i Shqipërisë e autorizoi si inspektor të të gjitha shkollave fetare. Edhe pse ishte kundër fashizmit, ai nuk i përkrahu as komunistët. U arrestua dhe u dënua disa herë. Vdiq më 1960.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne