Aeroplani i Malajzisë u gjet në Google: U bë e qartë përse vendi i rënies është sekret (VIDEO)

Inxhinieri australian Peter McMahon, i cili ka përvojë për çështje të hulumtimit të fatkeqësive, para pak kohësh ka deklaruar se me ndihmën e aplikacionit “Google Earth”, ka gjetur pjesë të mbetura nga aeroplani i Malajzisë MH370, i cili u zhduk gjatë fluturimit në vitin 2014.

Sipas McMahon, pjesët e aeroplanit gjenden 16 kilometra në jug të ishullit Raund, i cili ndodhe 22.5 kilometra në veri të Mauritiusit, në një pjesë të oqeanit që nuk ishte kontrolluar më parë

Në të gjitha pretendimet e tij, ai shkoi një hap më tej, duke thënë se beson që zyrtarët amerikanë refuzuan të kërkonin në këtë zonë.

Katër hetues amerikanë janë dërguar në Australi për të punuar në rastin “Malazia MH370”, por McMehon mendon së ata po e fshehin informacionin kyç.

Siç tha ai, informacioni u dërgua në Institutin Australian të Transportit dhe Sigurisë (ATSB) dhe ata nuk mund ta përjashtonin plotësisht mundësinë që ai të ishte një aeroplan i humbur nga Malajzia.

Sipas të dhënave paraprake, avioni Malajzia MH370 ka rënë në Oqeanin Indian gjashtë orë pas ngritjes. Të 239 udhëtarët së bashku me anëtarët e ekuipazhit u zhdukën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne