Ahmeti: Politikanët s’duhen me u kompleksue me besimin e tyre

Amir Ahmeti nga Nisma per Drejtesi thote se bashke me ish deputeten Labinote Murtezi bien dakord me u be pjese e listes se AKR’s, ku, siç thote ai, “e kemi gjete veten”.

“S’esht hera e pare qe jemi me AKR, sepse edhe ne zgjedhjet e 2010, Partia e Drejtesise ka qene pjese e listes se AKR’s, kur une isha deputet”, shpjegon ai ne Rrokum Roll te TV Rrokum.

Ai thote se perkunder qe Kushtetuta e Kosoves garanton lirite fetare ne Kosove, ato nuk jane respektue nga qeverite e kalueme.

“Kam qene kryetar i komisionit per lirite fetare ne Kosove, ndersa kemi kerkue qe feja islame me u respektue aq sa respektohet ne vendet europiane, edhe pse ketu jemi shumice muslimane”, thote ai.

Amir Ahmeti
Ahmeti thote ne fund se politikanet nuk duhet me u kompleksue per besimin e tyne dhe duhen me respektue kete besim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne