Amerika e shqetësuar për tensionet mes aleateve të saj në Lindjen e Mesme

Qeveria e Amerikës është shprehur e shqetësuar për shtimin e mundshëm të tensioneve mes Katarit dhe Arabisë Saudite.

Kanali televiziv CNBC njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit të enjten ka shprehur shqetësim në lidhje me tensionet e mundshme mes Arabisë Saudite dhe aleateve të saj me Katarin dhe deklaroi se negociatat mes Riadit dhe Dohas nuk kanë sjell asnjë rezultat dhe ekziston mundësia që të shtohen tensionet mes të dy palëve për një kohë shumë më të gjatë. Ndërkohë Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, në një bisedë telefonike me Khalid Al-Atije, ministrin e mbrojtjes së Katarit, duke theksuar nevojën për reduktimin e tensioneve mes të dy palëve të përfshira në këtë krizë, deklaroi se marrëdhëniet e Uashingtonit dhe Dohas janë strategjike dhe të sigurisë dhe është me rëndësi që të ruhen këto marrëdhënie. Shefi i Pentagonit dhe ministri i mbrojtjes së Katarit gjithashtu, kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy vendeve në luftën kundër grupit terrorist ISIS./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne