Amerika i jep falas pajisje luftarake Ukrainës

Amerika do t’i japë falas armë dhe pajisje luftarake Ukrainës në vlerë 500 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve Interfax njoftoi se Petro Poroshenko, presidenti i Ukrainës, të martën deklaroi se Senati i Amerikës ka miratuar buxhetin e sigurisë dhe mbrojtjes së këtij vendi për vitin 2018, në të cilin është paraparë një buxhet 500 milionë dollarë për mbështetje me armë ndaj Ukrainës. Xhejms Mattis, sekretari amerikan i mbrojtjes, më 25 gusht të këtij viti në takim me Poroshenkon ka njoftuar për dorëzimin falas të pajisjeve luftarake në vlerë 175 milionë dollarë Ukrainës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne