Një raport i kohëve të fundit ka zbuluar se disa qindra marinsa amerikanë po ndërtojnë një bazë të re amerikane në provincën perëndimore Anbar, ndërsa forcat qeveritare irakiane, të mbështetura nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, po i japin fund pranisë së terroristëve në Irak.

Rrjeti informativ Bagdad News, duke cituar një raport të publikuar nga faqja e internetit e inteligjencës ushtarake izraelite, DEBKA, njoftoi se objekti ushtarak po ndërtohej rreth 20 kilometra nga qyteti i çliruar kohët e fundit, al-Kaim. Raporti shtoi se marinsat amerikanë kishin për detyrë të pastronin Luginën e Eufratit, e cila përshkon kufirin irakiano-sirian, nga mbetjet e fundit të grupit terrorist ISIS. Kryeministri i Irakut, Heidar Abadi, më 5 nëntor vizitoi qytetin al-Kaim në Irakun perëndimor dhe ngriti flamurin e Irakut në kalimin kufitar Husaibah. Të shtunën, rrjeti televiziv irakian al-Irakia raportoi se forcat e sigurisë kishin arritur të rimarrin plotësisht qytetin Rumana në provincën Anbar nga terroristët e ISIS dhe kanë rrethuar terroristët në qytetin Rava në po këtë provincë./ pt

26