Arabia Saudite, brenda një viti janë ndaluar 32.000 migrantë të padeklaruar

Në Arabinë Saudite për një vit janë ndaluar së paku 32.000 migrantë të padeklaruar të cilët në mënyrë ilegale tentuan të hyjnë në territorin e këtij vendi.

Agjencia saudite e lajmeve SPA njoftoi se gjatë aksioneve të zbatuara vitin e kaluar janë ndaluar së paku 32.636 persona, të cilët në mënyrë të paligjshme tentuan të kalojë kufirin.

Në mesin e të ndaluarve 53 për qind janë shtetas të Jemenit, 44 për qind të Etiopisë.

Theksohet se janë ndaluar edhe 1.520 persona të cilët ilegalisht tentuan të braktisin vendin.

Kundër më shumë se një milion personave është ngritur procedurë për shkak të shkeljes së rregullave ligjore lidhur me lejen e qëndrimit dhe lejen e punës në këtë vend.

Burimi:AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne