Dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve kanë mundur të arratisen mëngjesin e sotëm nga burgu i  Korydallos në Athinë.

Sipas mediave greke, ata janë identifikuar si Elvis K. Dhe Leonard P., ndërsa akuzohen për vjedhje dhe grabitje të të moshuarve.

Deri tani, nuk është sqaruar se si kanë mundur të largohen nga burgu dy të dënuarit shqiptarë, por kanë nisur kërkimet për rikapjen e tyre. Duhet thënë se arratisjet e shqiptarëve nga burgjet greke kanë qenë mjaft të shpeshta.

Ndërsa gazetari Shpëtim Zinxhiria, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale shkruan “Me kalimera, sot 2 janar jane arratisur dy shqiptar nga burgu koridalo ne Athine. Pasi kane prere kangjellat kàne kapercyer dy murre te larta dhe me ganxhe kane kaluar murrin e larte rrethues. Behet fjale per dy shqiptare ku sipas gardianeve te burgut jane te rrezikshem. Policia ka filluar ndjekjen e tyre.”.

5